“Sera e drogës që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrej nga Çuçi”, Berisha: Hetoni pse është përzënë nga Gjeneva

1 year ago 9
12:43 19/10/2023

Kryedemokrati Sali Berisha ju ka bërë thirrje gazetarëve që të hetojnë kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçin. Gjatë fjalës së tij në prononcimin për gazetarët, Berisha pretendon se Çuçi ka qenë një nga personat që ka pasur nën mbikqyrje serën e drogës në Berat, në të cilën punonin 90 gra.

Gjatë fjalës së tij, Berisha, gjithashtu pretendon se Çuçi, kur ka qenë student është përzënë nga Gjeneva pasi sipas tij, është kapur me drogë.

Sali Berisha: Akti kulmor i shpifur, i caktojnë opozitës përfaqësuesin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ky do të ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner dhe ju bëj thirrje që të hetoni Çuçin, ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Gjeneva dhe pse është përzënë.

Pyetje: A keni informacion?

Sali Berisha: Informacionet e mia janë, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva, ka qenë studentë.

Pyetje: Për çfarë është përzënë?

Sali Berisha: Për drogë, e di vetë ai. E dyta, pyesni pak se kush është Arianit Harapi, kam shumë informata për të. AI është krahu i djathtë i Saimir Tahirit për trafikun e drogës në kohën që ishte. Për hir të së vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj dhe ky një njeri që nuk e mori Sandër Lleshi se e dinte që e nxinte. E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, ajo mbikqyrej nga Arianiti dhe Çuçi. Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kurrë nuk do të mund të përcaktojë përfaqësuesin e opozitës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article