“Serbët do të bëjnë një masakër të paparë në enklavat serbe”, paralajmërimi i rrezikshëm i veprimtarit: Do masakrohen serbët për këtë qëllim

2 months ago 7
Reklamë

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, fton të gjithë shqiptarët kudo që gjenden që të bashkohen për Kosovën dhe shqiptarinë.

Kjo thirrje vjen pasi, sipas tij, bota është para një rreziku të paparë dhe shqiptarët vetëm të bashkuar dalin faqebardhë.

Profesori thotë se, shërbimet ruso serbe dhe rrjeti tyre po punojnë për destabilizimin e Ballkanit, në veçanti Kosovën dhe Shqipërinë.

“Ne shqiptarët duhet të jemi vigjilent, të përgatitur për çdo situatë. Gabimet në këto rrethana nuk telerohen, as nuk falen. Disa analistë dhe analiste, disa gazetarë, dhe disa politikanë, po i shkaktojnë dëme çështjes kombëtare, në Kosovë dhe në  Shqipëri, nga mungesa e dijes, apo për interesat e tyre personale, apo janë të shantazhuar, duhet pa tjetër, me krijuar mjegull mes shqiptarëve. Kjo ndodhë vetëm aty ku nuk funksionon ligji dhe drejtësia, disa individ haptazi po e dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Haptazi po përhapin dezinformata, në dëm të dy shteteve, po i fyejnë dhe po i etiketojnë personalitetet shtetërore dhe politikanët”, thotë ai.

Sipas tij, nëse ne i bëjmë paçavër prijësit shtetëror, dhe politikanë e mirëfilltë, armiqtë tanë mezi presin, për m’i nënçmuar para botës, ata thonë nuk po themi ne, këtë po thonë shqiptarët.

Image

Prof. Fahri Mahalla

“Kur nuk funksionon drejtësia, dhe kur mungojnë ligjet, ndodhin këto gjëra. Fal Zotit dhe populli shqiptar, që është i mrekullishëm dhe i ditur, nuk biem në grackat e armiqve të shqiptarizmit. Populli shqiptar i vlerëson lartë, shqiptarët që e kanë guximin, me i thanë të bardhës e bardhë, dhe të zezës e zezë. Politikanët që i thonë të (bardhës e zezë), (e të zezës e bardhë), ata janë me shumë fytyra, atyre nuk ju zihet besë, ata nuk janë për shtet. Institucionet e Kosovës nuk duhet me u ngutë, për me themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, fatkeqësisht këtë po kërkojnë edhe disa përfaqësues të subjekteve politike të shqiptarëve. Përfaqësuesit e subjekteve politike, do ishte mirë, me i dhanë propozimet e tyre të shkruara, jo vetë me fjalë, dhe me kritikua Asociacionin që po e kërkon Serbia, edhe disa miq të Serbisë, është i dëmshëm për Kosovën”, shton ai.

Profesori pohon se, disa politikanë të Kosovë, shihet se nuk e përcjellin politikën globale në botë, gjatë debatit në parlament flasin llokopendra, pa kurrfarë lidhje.

Në botë po fillon një rend i ri, për atë nuk duhet mi bërë presion Kryeministrit Albin Kurtit, as Presidentes Vjosa Osmanit, për me e themeluar Asociacionin. Pa garantimin e shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ketë kurrfarë Asociacioni. Mbrapa Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, qëndron një superfuqi botërore. Nëse bëhet Asociacioni, siq e kërkon Serbia, Kosovën e dërgon nga ndarja. Ndarja e Kosovës nuk nënshkruhet. Serbia nuk do të kënaqet edhe me Asociacion, serbët janë të pangopshëm. Serbëve sa më shumë që ju jep, ata aq ma shumë kërkojnë. Ne shqiptarët e dimë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është kanceri i shtetit të  Kosovës. Asociacioni serbëve ua hapë rrugën për Referendum, për t’u bashkuar me Serbinë”, potencon ai.

Veprimtari thotë se, kur është në pyetje Kosova, pozita dhe opozita, duhet me u bashkuar mes veti dhe duhet të ndihmohen ata që janë në pushtet.

“Tani në pushtet është Albin Kurti Kryeministër e Presidentja Vjosa Osmani. Këtyre duhet të ju ndihmohet pa hile. Serbët nëse arrijnë m’i udhëheqë katër komunat në veriun e Kosovës, siq duan ata pastaj e kanë projektin Nr. 2, me i trazuar enklavat serbe në thellësi të Kosovës, me hap problemin e dytë, për me harruar të parin. Serbët këtë metodë të punës e kanë përdor që nga fillimi dialogut me Kosovë. Serbët do ta bëjnë një masakër të paparë në enklavat serbe, për me harrua Bashkësia ndërkombëtare veriun e Kosovës.  Këtë krim do ta bëjnë serbët e Serbisë, në bashkëpunim me ekstremistët serb të Kosovës. Do t’i masakrojnë serbët nëpër enklava, për t’i akuzuar shqiptarët, para bashkësisë ndërkombëtare. Kjo bëhet për t’i shpërngulur serbët nga enklavat e Kosovës, për t’i dërguar në Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë. Për ta realizuar projektin përfundimtar të kahershëm”, thotë ai.

Mahalla pohon se, serbët mendojnë me marrë veriun e Kosovës, Bujanovcin, Preshevën dhe Medvegjen.

“Ky është projekti i serbëve të sëmurë mental. Për këtë projekt, e kam bërë një shkrim para 15 viteve, për ta njoftuar opinionin dhe institucionet e Kosovës, të asaj kohe. Në atë shkrim, e kam paraqit projektin final të serbëve. Ne shqiptarët duhet ta parandalojmë këtë projekt të serbëve të sëmurë mental. Serbët një pjesë të këtij projektit e kanë realizuar. Me protestat e shqiptarëve të vitit 2004, disa shqiptarë i organizuan protestat e dhunshme në Kosovë, i thyen varrezat serbe, i shkatërruan kishat ortodokse serbe. Në realitet kisha ishin dhe janë të shqiptarëve të besimit Ortodoks. Në këto protesta më shumë u vranë shqiptarë, se sa serbë. Protestat udhëhiqeshin, sipas projektit serb, ata e dinin saktësisht se çka do të shkatërrohet, dhe i instalonin mu aty kamerat, gazetarët ishin pozicionuar aty para se me filluar shkatërrimet. Për t’i bërë incizimet, incizoheshin skenat trishtuese, qëllimi ishte me i treguar botës, se nuk ka jetë të përbashkët mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Prapavija ishte ndarja e Kosovës”, shprehet ai.

Sipas tij, fal Zotit Amerika i ndalojë protestat, e ndaloi edhe ndarjen e Kosovës.

“Amerikanët, organizatorëve të protestave ua shtini dy këmbët në një këpucë, kur e panë, se çka mund të ju ndodhë, ikën me bisht ndër këmbë. Serbia e kreu punën në bashkëpunim me argatët shqiptarë - shqipfolës. Televizionet e Serbisë, të Francës, të Rusisë, edhe TV sllave, incizimet i shpërndan nëpër botë, për ta njoftuar botën, për krimet e shqiptarëve, që po i bëhen ndaj serbëve të Kosovës. Mbasi që u realizua skenari. Filluan organizimet dhe debatet nëpër Televizione, në Serbi, dhe në vende tjera. Debati ma i organizuar ishte në Paris të Francës. Në këtë debat morën pjesë me dhjetëra politikanë, historianë, gjeografë, dhe psikologë. Debati zgjati mbi katër orë. Pjesëmarrësit e debatit, së pari i shikuan incizimet e protestave në Kosovë, çdo gjë ishte përgatit, për ta bind botën, se nuk ka jetë të përbashkët mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, e vetmja zgjidhje thonin është ndarja e Kosovës, mes shqiptarëve dhe serbëve. Skenari më i tmerrshmi ishte, një protestues kur u ngjit mbi kulmin e kishës, përmes qyngës së ujit, ai hipi në kulmin e kishës, dhe e theu kryqin, ma së shumti këtë e përsëritshin, thonin shqiptarët janë kundër krishterëve, thonin shqiptarët në Kosovë janë mysliman ekstremistë, etj”, tregon ai, teksa shton se, pjesëmarrësit në atë debat flisnin terr e zi për shqiptarët e Kosovës.

“Njëri nga debutuesit e tha një fjalë shumë prekëse, tha edhe shqiptarët nuk paskan dallim prej serbëve veçse nuk paskan pas mundësi me vepruar, si që po veprojnë tani. Kjo ishte ma e dhimbshmja. Tre ditët të protestave të shqiptarëve, donin t’i barazonin, me masakrat dhe gjenocidin 100 vjeçar të serbëve, që i kanë bërë ndaj shqiptarëve. Për fat të keq, ky projekt u realizua me ndihmën e disa shqiptarëve shqipfolës si organizator. Shtrohet pyetja, këta shqiptar, e bënë këtë me vetëdije, apo pa vetëdije, e bënë me pare, apo pa para. A po ishin të shantazhuar, siç thotë populli e kishin bishtin të zënë me derë...”, thotë veprimtari Fahri Mahalla. Vazhdon...

Read Entire Article