Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë një flamur të Serbisë, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 34 gëzhoja.
Sipas njoftimit të policisë këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi, për mbarëvajtjen e sigurisë dhe për shmangien e incidenteve të ndryshme. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë.
Deri më tani, nga ana e autoriteteve nuk ka detaje nëse këto municione ishin fshehur për të kryer ndonjë sulm në Kosovë apo jo.
“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku./vizionplus.tv