Serbia e konfirmoi se nuk e njeh Marrëveshjen bazë, ky duhet të jetë dënimi i saj nga BE-ja

2 months ago 8

Serbia edhe njëherë e konfirmoi se nuk do të nënshkruaj Marrëveshje që njeh shtetësinë e Kosovës, pra refuzon nënshkrimin e Marrëveshjes bazë.

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, gjatë një seance të kësaj jave të parlamentit serb, ka thënë se vendi i tij nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.

“Edhe një herë, do ta them mjaftë qartë, kjo po regjistrohet me zë por edhe po transkriptohet: Republika e Serbisë nuk e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Edhe një herë, ne nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman”, ishte shprehur Vuçeviq para deputetëve të parlamentit serb.

Për këtë reagoi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke ua vënë në dijeni edhe Josep Borrellit e Miroslav Lajçakut deklaratën e Vuçeviqit.

“Çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është false vetëm për t’iu shmangur sanksioneve eventuale? Sa drafte të tjera të planit të zbatimit na duhen përpara se ta zbulojmë të vërtetën për të gjitha Shtetet Anëtare”, shkroi Bislimi në rrjetet sociale.

Por, një reagim i qartë për Serbinë duhet të vijë edhe nga vetë Bashkimi Evropian, derisa ka deklarata të tilla nga kreu i qeverisë serbe.

Në këtë rast a duhet BE-ja ta dënoj Serbinë, cili duhet të jetë dënimi ndaj saj?

Prof.dr. Ymeri: Si nuk e kupton Prishtina që Bashkimi Evropian është rreshtuar në përkrahje të Serbisë që pas përfundimit të luftës?

Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ kanë folur njohës të ҫështjeve politike.

Image

Prof.dr. Eshref Ymeri

Kështu, Prof.dr. Eshref Ymeri thotë se, BE-ja nuk mund ta dënojë Serbinë asnjëherë, pasi dihet qëndrimi i saj ndaj kombit shqiptar.

“Po si mund ta dënojë Serbinë Bashkimi Evropian, kur dihet shumë mirë që, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, Bashkimi Evropian përfaqëson po atë Evropë që ka karakterizuar Fishta i Madh – ‘kurva e motit’”, vlerëson ai.

Ymeri ndër të tjera shtjellon se pse Kosova duhet të vazhdojë të ngulë këmbë që Serbia duhet të njohë shtetësinë e saj?

“Kjo këmbëngulje bie era servilizëm dhe vetëposhtërim nga ana e Prishtinës, që të kujton servilizmin e pështirë ndaj Greqisë fashiste nga ana e Enver Hoxhës, i cili në periudhën mes viteve 1949-1971 i qe drejtuar Athinës me 40 kërkesa për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, megjithëse Athina kishte dhe vazhdon të ketë në fuqi ligjin e luftës. Serbia në kushtetutë Republikën e Dardanisë e quan pjesë të Serbisë, kurse Prishtina kërkon prej saj njohjen e shtetësisë. Ky është paradoks, të cilin shqiptarët, si mendjelehtë që janë, ia lejojnë vetes deri në vetëposhtërim. Si nuk e kupton Prishtina që Bashkimi Evropian është rreshtuar në përkrahe të Serbisë që pas përfundimit të luftës? Prishtina le ta vazhdojë vetëposhtërimin me krijimin e Asociacionit”, vlerëson ai.

Duhanaj: Pse e quani marrëveshje, nëse e mendoni që nuk është arritur?

Po ashtu rreth kësaj ҫështje ka folur edhe njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj. Ai thotë se, marrëveshjet e dakorduara me ndërmjëtësim ndërkombëtarë, janë marrëveshje të cilat marrin karakter të marrëveshjeve që duhet zbatuar. Se a zbatohen pjesërisht, plotësisht apo fare, varet nga shumë faktor.

Image

Leon Duhanaj

“Faktori kryesor është vullneti i palëve, i cili duket qartë se nuk është i pranishëm. Në njërën anë, kemi Qeverinë e Kosovës, e cila gjatë gjithë kohës mashtron opinionin publik duke aluduar në nënshkrimin e marrëveshjes. Në anën tjetër, kemi Serbinë, e cila gjithashtu mashtron publikun, duke aluduar se ne nuk do të nënshkruajmë marrëveshjen. Pyetja që do duhej t'u shtrohej të dyja palëve do duhej të ishte. Pse e quani marrëveshje, nëse e mendoni që nuk është arritur”, thekson Duhanaj.

Ai thotë ndër të tjera se, me vetë faktin që e trajtojnë si marrëveshje, por manipulojnë me deklarata koti, lë të kuptohet se që të dy qeveritë, mashtrojnë qytetarët respektiv, sa për konsum të brendshëm dhe interesa elektorale.

“Fatkeqësia në tërë këtë qëndron tek fakti se: Përderisa Serbia vazhdon rrugën e vetë pandalshëm, është Kosova e cila pëson nga gjithë kjo gjendje "Status quo". Është Qeveria e Kosovës, ajo e cila vazhdimisht e ka marrë barrën e destruktivit, deri në atë masë sa edhe gjendemi nën sanksione financiare ndërkombëtare, e mos të flasim për izolimin diplomatic, në të cilin gjendet Kosova që nga ardhja e tandemit Kurti-Osmani. Koha do ta tregojë, se ky tandem, nuk u ka shërbyer interesave të Kosovës dhe se dëmin që tashmë ja kanë bërë është i pariparueshëm. Madje, është pikërisht kjo marrëveshje e cila e ka ngritur nivelin nga asociacioni në vetëmenaxhim, i cili brenda tij, ka kompetenca të një autonomie politike e territorial”, theksoi Duhanaj për ‘Bota sot’.

Read Entire Article