“Serbia mund të hakmerret...”/ Analisti flet për protestën e shqiptarëve në Kosovën Lindore – kritikon këto dy vende

1 month ago 4
Reklamë

Në një protestë që u mbajt ditë më parë në Bujanoc.

Atje qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkuan zgjidhjen e krizës arsimore dhe kulturore që kanë përjetuar për një periudhë të gjatë. Protestuesit u ankuan për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, veçanërisht në lëndët e Historisë dhe Gjeografisë nga Serbia, dhe theksuan se programet e reformuara nuk kanë përfshirë libra për shkollat e mesme që përdorin këtë gjuhë.

Analisti Rexhep Elezaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë, se protesta të tilla është dashur të mbahen edhe më herët seps kjo shtë e drejt legjitime e tyre.

Ai përmend edhe disa faktor që i kanë përça shqiptarët në Luginë

“Mendoj se mbi 115 mijë shqiptarë autoktonë në Luginën e Preshevës është dashur edhe më herët të protestojnë për të drejtat e tyre legjitime, pikërisht për identitet kombëtar si pakicë e madhe shqiptare në Serbi, si dhe dinjitet njerëzor si qytetarë të barabartë me serbët shumicë, ngase regjimi i Beogradit zyrtar pas vitit 2000 e deri më sot, i ka diskriminuar ata në mënyrë sistematike, herë përmes masave administrative, siç është pasivizimi i adresave të tyre, moslejimi i përdorimit të flamurit kombëtarë, si dhe shkelja e të drejtave nacionale, kur është fjala për programet arsimore, kulturore dhe sportive.

Mendoj se mungesa e kohezionit nacional-kombëtar për shkak të shpërndarjes së tyre në disa partiza të vogla politike, dallimet në qasjen individuale ndaj regjimit diskriminues të Beogradit, konkurrenca joparimore për pushtet lokal, akuzat dhe përçarjet politike mes partive shqiptare në Luginë, etj., faktorin shqiptar në Serbi e ka dobësuar në masë të madhe, gjë që këtë mos-unitet të tyre regjimi serb e ka shfrytëzuar maksimalisht për interesa të tij shoviniste, që 115 mijë shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës t’i diskriminojë në forma të ndryshme, me qëllim të vetëm që t’i detyrojnë të shpërngulën nga trojet e veta shekullore.

Pra, pa hyrë në analizë më të thellë rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nën një regjim antishqiptar dhe hegjemonist, mendoj se qeveritë e dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, nuk kanë bërë pothuajse asgjë, që ata t’i gëzojnë të drejtat e plota njerëzore, nacionale dhe qytetare, duke mos iu ofruar ndihma konkrete në fushën e arsimit dhe as kulturës, as ndihma financiare në biznesin privat, etj., duke u mjaftuar me përkrahje verbale si dhe ndërhyrje në zgjedhjet lokale për të favorizuar një parti politike ndaj tjetrës, si dhe duke iu ofruar shuma simbolike financiare. Derisa, siç e dimë, regjimi hegjemon i Serbisë në veri të Kosovës mbiu 12 vite i financon serbët lokalë me qindra miliona euro në arsim, shëndetësi, paga mujore dhe pensione”, shprehet ai.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria është dashur që të investojnë në të njejtën masë për shqiptarët atje.

Tutje, ai thotë se regjimi fashist edhe mund të hakmerret ndaj organizatorëve të kësaj proteste, kurdo qo i jepet rasti.

“Nuk them se edhe dy shtete tona, Kosova dhe Shqipëria, duhet të investojnë në të njëjtën masë, ngase edhe nuk kanë buxhete të ndara për këto destinacione, veçse me patjetër është dashur që ndihmat financiare për bashkëkombësit tonë në Luginë, të mbetur me dhunë dhe padrejtësi historike nën Serbinë fashiste, të jenë shumë më të mëdha, si shtytëse dhe ndihmë konkrete që ata të mos shpërngulën nga vatrat e tyre shekullore.

i kësaj proteste ishte i qartë, por jam skeptik që gjendja e tyre do të përmirësohet, mbase regjimi fashist i Serbisë, edhe mund të hakmerret ndaj organizatorëve të kësaj proteste, siç bënë regjimi Udëbësk serb gjithherë ndaj shqiptarëve, kudo që i jepet rasti”, përfundon ai.

Read Entire Article