Serbia vazhdon bashkëpunimin me Rusinë – Daçiq takohet me Lavrovin në selinë e Kombeve të Bashkuara

11 months ago 15
Reklamë

Serbia po vazhdon bashkëpunimin me Rusinë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar se duhet të ndërpres marrëdhëniet me Federatën Ruse.

Së fundi, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq është takuar me homologun rus, Sergey Lavrov në New York.

Kështu njofton përmes rrjeteve sociale Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë në platformën X (ish-Twitter), por nuk ka dhënë detaje rreth takimit, transmeton Telegrafi.

“Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov zhvilloi bisedime me Zëvendëskryeministrin e Parë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në margjinat e Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, shkruan në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, pikërisht në një prej zyrave të OKB-së, Serbia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për koordinimin e politikës së jashtme.

Ndryshe, Serbia është i vetmi vend nga rajoni jonë që nuk i ka vendos sanksione shtetit rus për pushtimin e Ukrainës, të cilën gjë ia kanë kërkuar SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

🇷🇺🇷🇸 Russia’s Foreign Minister Sergey #Lavrov held talks with First Deputy Prime Minister, Minister of Foreign Affairs of Serbia Ivica #Dačić on the sidelines of the 78th Session of the UN General Assembly.#RussiaSerbia #UNGA78 pic.twitter.com/yqdwodvTdK

— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) September 22, 2023

Read Entire Article