“Serbisë megjithatë iu ndal turri”/ SHBA me emisar të ri për Ballkanin, veprimtari shqiptaro-amerikan ka pritshmëri pozitive për z. Kasanof

2 months ago 8

Ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Aleksandar Kasanof është zgjedhur zëvendës ndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor, si dhe për shtyp dhe diplomaci publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Ai do të zëvendësojë Gabriel Eskobarin në këtë post, mandati i të cilit skadoi në fund të majit.

Kasanofi paraprakisht ka shërbyer si ndihmës ekzekutiv i ish-nënsekretares për çështje politike Viktoria Nuland.

Mandati i Escobar-it nuk u konsiderua edhe aq i suksesshëm, sidomos sa i përket dialogut Kosovës-Serbi dhe arrtijes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

Hafiz Shala, anëtar i Bordit ekzekutive të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane si dhe veprimtar i çështjes kombëtare e ka komentuar për gazetën “Bota sot” emërimin e z. Kasanof si zëvendës ndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu Shala ka folur edhe mbi shvillimet e tjera në SHBA siç është tërheqja nga gara presidenciale e presidentit Biden dhe niminimi i nënpresidentes Kamala Harris.

Image

Hafiz Shala

Ai ka theksuar se fajin kryesor për dështimin e bisedimeve përgjatë mandatit të z. Escobar e ishte Evropa e përçarë dhe Serbia, ndërsa ka shtuar se pikërisht falë SHBA-së kjo e fundit u ndal.

Në pyetjen tuaj rreth emërimit të emisarit të ri për Ballkanin tani të zëvendës ndihmes Sekretarit për Ballkanin Perëndimor, për shtyp dhe diplomaci publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Aleksandar “Sasha” Kadanof.

Departamenti i Shtetit sipas kompetencave, bënë emërime të nevojshme sipas vlerësimeve të tij të kuadrove me përvojë për të avancuar apo dinamizuar çështjet të cilat në raste të caktuara, nuk i arrijnë të priturat e tyre ose, shpesh ndodhe që në disa raste sikur në rastin e bisedimeve Dardani-Serbi, ku diçka nuk po funksionon, ani pse ajo nuk u cek publikisht por u “lavdërua”.

Për mendimin tim, dështimi i këtyre bisedimeve, gjithnjë me fajin e Serbisë kryeneçe, shantazhuese, kërcënuese me përkrahjen e Evropës e cila refuzon çdo kërkese, edhe atëherë kur Dardania u pajtua parimisht me propozimet evropiane me përkrahjen e Amerikës, nuk arritën rezultatet e pritshme apo, thjeshtë dështuese që ishin dhe janë rrezik permanent që Putinit t’i rritën apetitet për hapjen e krizave të “reja”, e në rastin tonë, zjarr i pa shuar me potencial të një rreziku eksplodues, si t’i jepet rasti. Falë mikut tonë historik dhe të sinqertë SHBA-ve, Serbisë megjithatë iu ndal turri. Por, fatkeqësia me e madhe është se Evropa e përçarë, e padrejtë ndaj Republikës së Dardanisë dhe në rend të parë popullatës shqiptare, ka sjellje jo njerëzore e jo humane duke ushtruar presione politike, diplomatike dhe më e rënda ekonomike duke e kërcënuar popullatën me këto sanksione- masa shtrënguese sipas tekeve, diktateve dhe nevojave të Serbisë klerofashiste duke vënë kërkesa të reja me qellim të de stabilizimit, pengimit të funksionimit të shtetit dhe të shtrirjes së sovranitetit qoftë edhe me kushtëzimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe kërkesë e Serbisë, duke kërkuar një pushtet të tretë, e cila në rëndë të parë është çështje e brendshme e marrëveshjes së komunitetit serb dhe organeve legjitime shtetërore të Republikës së Dardanisë”, ka thënë Shala për “Bota sot”.

Ai ka potencuar se Politikën e përgjithshme parimore amerikane në vija të trasha, është e pa ndryshueshme, duke mos përjashtuar që shpesh në kontekst të rasteve konkrete mund të hulumtojë zgjidhje praktike të zbatueshme por gjithnjë, sipas vullnetit dhe përcaktimit të shumicës së popullatës duke u angazhuar që të drejtat e minoriteteve assesi mos të rrezikohen.

“Fatkeqësisht, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Dardani-Serbi, përderisa komuniteti serb i ka të gjitha të drejtat bile, edhe ato të vetose, pakica shqiptare në Dardaninë Lindore, jo që as për së afërmi nuk i gëzojnë por, shkohet aq larg deri të shlyerja e adresave, burgosja për përdorimin e flamurit kombëtar si dhe pengimi i shkollimit në gjuhën amtare-shqipe. Në ketë kontekst, Departamenti i Shtetit ani pse në prag të zgjedhjeve të reja, nominon persona me përvojë, ndoshta jo edhe aq “familjarë” me strukturat shtetërorë serbe të cilët, edhe mund të kenë impakt në vendimet e pa anshme kur janë në pyetjet parimet e barabarësisë e jo të njëanshmërisë kur flitet për fatin politik, shtetëror, demokratik dhe të sigurisë së vendit për një paqe të qëndrueshme”, është shprehur ai.

Ndryshime pozitive?

Zgjedhjet e reja, sipas veprimtarit Shala mund të sjellin edhe ndryshime të reja pas një analize të thuktë se, çka nuk ka shkuar si duhet dhe çka duhet përmirësuar e afirmuar në politikat e ardhshme.

Ai pret se emisari i ri për Ballkanin të sjell ndryshime pozitive në dialogun Kosovë-Serbi.

Në rastin e përzgjedhjes së Alexandër “ Sasha” Kasanof, i sapo zgjedhur nga administrata e Presidentit Biden e cila në rastin konkret të përzgjedhjes z. Kasanof nuk besoj që mund të pësojë ndryshime gjë që nuk mund të thuhet edhe për Departamentin e Shtetit sepse, zakonisht kur vijnë në pushtet udhëheqës të rijnë, nuk mënjanohen edhe ndryshime të mëdhaja në Administratën e përgjithshme shtetërorë.

I sapo nominuari për postin e ri i pasardhës i Gabriel Escobarit, mund të sjellë ndryshime pozitive në raport me Serbinë duke e sjellë një fryme të re e cila, mos asgjë tjetër të zbatohet parimi i barabartë dhe jo i njëanshëm ndaj Serbisë të cilin parim BE-ja pa turpshëm e ka injorua edhe në këto momente kur udhëheqja dardane po tenton t’i zbatojë ligjet, Kushtetutën dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin që në një mënyrë po dëmtohet edhe komuniteti serb duke ua pamundësua shfrytëzimin e shërbimeve shtetërorë në të gjitha nivelet të cilët kërcënohen e shantazhohen nga mbeturinat ende të grupeve terroriste”, ka shtuar ai.

Më tej, Shala ka folur edhe për biografinë e z. Kasanof, duke theksuar se i njëjti implementoi politika kundër ndikimeve ruse në vendet ku ka shërbyer.

Alexandër “Sasha” Kasanof ka shërbyer si Këshilltar Politik i SHBA-së në Kiev gjatë Revolucionit Maidan, në vitin 2014 e edhe në pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022. Ka shërbyer edhe në Kili, Irlandë dhe Turkmenistan.

Ka shërbyer në poste e detyra të rëndësishme në kuadër të Departamentit të Shtetit që lë me nënkuptua se, ka një përvojë të gjatë në vendet dhe rrethanat e atyre vendeve me kundërthënie politike e demokratike.

Është i njohur për implementimin e politikave kundër ndikimeve ruse të gjurmëve dhe influencës së ish shtetit Sovjetik i cili si emigrant e disident politik Polak, emigroj në SHBA duke i ikur okupimit Rus.

Prandaj, pritshmeritë se nuk do të bjerë nën influencën e Rusisë putuniane, janë me së të qëndrueshme, njëherit shume mirë e nënkupton imponimin, injorimin e të drejtës së njeriut, besoj edhe qëndrimin armiqësor të Serbisë ndaj Dardanisë e cila me gjithë qenien, është në anën e Rusisë”, ka nënvizuar ai.

Nga ana tjetër, Shala ka shfaqur shpresën që znj. Kammala Harris nuk, do të ketë qëndrim as të përafërm me Donald Trump karshi Dardanisë(Kosovës) bazuar në përcaktimin e tij rreth korrigjimit të kufijve, që nënkupton edhe me ndarjen e pjesës veriore, bazuar në kërkesat këmbëngulëse për formimin e Asociacionit si çështje “esenciale” për arritjen e marrëveshjes Dardani-Serbi.

Këtij konstatimi i shërben edhe hezitimi apo mospajtimi të disa shteteve të BE-së me Qeverinë e Republikës së Dardanisë për, hipjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve me arsyen se, mund të ketë reagime destsbilizuese, ani pse popullata nga të dy anët e Ibrit qarkullojnë lirshëm pas largimit të grupeve terroriste kriminale serbe të sponzoruara nga Serbia.

Shtroj pyetjen shume të thjeshtë: Pse nuk hapet ura e Ibrit dhe pse frikë e bashkimit të qytetarëve të dyja komuniteteve, ani pse jetojnë në të dy anët e urës? Unë, ende e kam dronë se, plani për ndarjen e pjesës veriore endë qëndron në sirtarët e dikujt i interesuar për këtë. Kjo do të thotë një konflikt i ri i pa evitueshëm sepse, askush dhe asnjë individ në çfarëdo posti shtetëror e partiak qoftë ai, nuk guxon të pranojë një zgjedhje të tillë.

Me 2020 ish Presidenti Trump në marrëveshje me Kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu të cilët konkurronin për pozitat aktuale shtetërorë shtetërore e qeveritare, nen aspiratat e marrjes së Çmimit Nobel për “Paqe të lidhur” me arritjen e Marrëveshjes historike Dardani-Serbi, ta realizojnë idenë e këmbimit të territoreve ndërsa në ketë rast Dardania përfitoj njohjen historike nga Izraeli në kuadër këtij dakordimi.

Për fat, u eliminua ky moment tragjik me pengimin e Thaçit për të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhe me Presidentin Vuqiq dakordim i me hershem pasi iu komunikua aktakuza nga Gjykata Speciale”, ka theksuar ai.

Shala po ashtu ka rikujtuar se pjesa veriore u nda në vitin 1999 me ndihmën e forcave të KFOR-it francez duke i dëbuar qytetarët shqiptar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Shtrohet pyetja se, pse ambasadori francez ishte apriori kundër hapjes së urës e cila manifeston turpin e njerizimit të këtij shekulli që, një urë qe duhet t’i bashkoj njerëzit, ajo po i ndanë sipas politikave të disa shteteve evropiane.

Prandaj, Amerika me gjithë dëshirën që t’i dal krah Evropës për ta ruajtur unitetin e aleatëve perëndimor ushtarak të forcave veri atlantikë NATO, nuk mundet dhe nuk duhet pafundësisht ta sakrifikojë mikun historik dhe të vetmin në rruzullin tokësor të sinqerte e dashamirës, popullin shqiptar të Republikës së Dardanisë dhe atë gjithë shqiptar në rruzullin tokësor”, është shprehur ai.

Shala bëri thirrje që SHBA- ta ndihmojnë udhëheqjen aktuale të Kosovës që “Serbinë fashiste” ta heqin qafe njëherë e përgjithmonë.

“Nuanca dhe mos dakordime për disa çështje praktike gjatë udhëheqjes me vendin, do të ketë kur është në pyetje, shërbimi ndaj atdheut dhe sfidat me të cilat ballafaqohemi.

Për fatkeqësinë tonë, polarizimi ndërpartiak dhe ndarja e përçarja është aq e madhe edhe kur është pyetje shteti dhe sovraniteti prandaj, në fund, faji është i yni sepse nga qëndrimi unik rreth shtetësisë, sovranitetit dhe ardhmërisë së gjeneratave të reja, përgjegjësia bie mbi neve.

Për keq ardhje, opozita për interesa të ngushta, për ta ruajtur pasurinë e përvetësuar jashtë ligjshëm, për ta ruajtur status kuon dhe ish njerëzit e tyre në organet shtetërore sikur gjykata e prokurori të cilat ende janë në ato pozita për t’i mbrojtur vendimet e dëmshme, pasurinë dhe disa pjesë të pushtetit, ende rezistojnë të largohen edhe kur është pyetje shteti.

Dakordohem me kritikat për çështje të brendshme në cilësinë e opozitës por, kur janë në pyetje raportet dhe synimet e Serbisë ndaj Republikës së Dardanisë, nuk mund te kuptoj ketë mos unitet i cili do të jetë fatal për neve”, ka nënvizuar ai.

Zgjedhjet në SHBA

Nga ana tjetër, shala ka thënë se gjuha dhe diskursi i fushatës zgjedhore në SHBA nuk i ngjanë një zbutjeje ndërpartiake që do të sillte unitet.

“Gjuha dhe diskursi i cili po përdorët gjatë fushatës zgjedhore, nuk i ngjanë një zbutjeje të marrëdhënieve ndërpartiake dhe një uniteti që është me se i nevojshëm në rrethanat gjeopolitike botërore gjithnjë në interes të paqes në flakët e konflikteve aktuale, Ukrainë - Rusi dhe në Lindjen e Mesme, Izrael - Hamas me pasoja katastrofale për popullatat e pa fajshme, skenat të cilat janë të rënda dhe të pa tolerueshme në ketë shekull.

Pas atentatit ndaj ish Presidentit Trump gjatë një tubimi elektoral, fatkeqësisht, dështoi Sigurimi Sekret Shtetëror ku Drejtores së këtij shërbimi me të drejtë iu kërkua dhe iu desh të dorëhiqet.

Në anën tjetër, pas një kërkesë të shume Kongres enëve, Senatorëve demokrat dhe numrit të donatorëve që Presidenti Joe Biden të tërhiqet nga gara për President të ardhshëm për hir të moshës, u tërhoq duke e sugjeruar Nën presidenten Kamala Harris të jetë kandidate për Presidente në zgjedhjet e ardhshme 2025 kundër ish Presidentit Donald J. Trump”, u shpreh ai.

Zonja Harris, sipas tij hasi në një përkrahje të pa imagjinueshme, e cila qysh në start i siguroj votat për Konventën e ardhshme të Partisë Demokratike për t’u nominuar për Presidente, me një grumbullim të donacioneve rekorde e cila për 36 orë u tubuan mbi 100 milion dollar.

“Sa përfundoj fjalimi i Kryeministrit Izraelit Benjamin Natanjahu i mbajtur pran Kongresit Amerikan i kryesuar nga Presidenti i Dhomës së përfaqësueseve nga radhët e republikanëve, të cilin e bojkotuan shume Kongresmen demokratë.

Kryeministri Natanjahu e ka bërë indors-përkrah ish Presidentit Trump. Ai, gjatë vizitës dy ditore do ta takoj Presidentin Joe Biden, zav. Presidenten dhe Kandidaten për Presidente Kamalla Harris dhe ish Presidentin Donald Trump.

Harris e ka bojkotua fjalimin e tij në Kongres duke e poshtërua si dhe numri i madh i demonstrueseve para Kongresit”, përfundoi Publicisti.

Read Entire Article