Sërish tension dhe tymuese në Kuvend! Deputetët e opozitës përplasen me Gardën

10 months ago 20
12:37 04/12/2023

Ndonëse ishte një seancë plenare e parashikuar për “hallet e popullit”, Garda i priti herët deputetët e opozitës, duke mos lejuar hyrjen e tyre normalisht në Kuvend. Kontrolli fizik jo vetëm i deputetëve burra, por edhe grave, shkaktoi kaos pa u futur mirë në sallën e seancave plenare.

Tensionet u rritën më tej teksa gardistët tentuan të kontrollojnë fizikisht edhe ish-Kryeministrin Berisha.

Me të njëjtin përforcim të shtuar të punonjësve të Gardës deputetët demokratë u përballën edhe pasi hynë në sallë.

Kjo shtoi edhe më tej tensionin mes palëve.

Në pamundësi të komunikimit live, Sali Berisha sërish akuzat i vijoi nga rrjetet sociale, ku në shënjestër vuri Ministrin Balla.

Kaosit, tensionit dhekarrigeve të mbledhura në mes të foltores iu shtuan edhe tymueset, ç’ka e detyroi Gardën të asgjësoi çdo njërën prej tyre.

Ndezja e tymueseve edhe këtë radhë i kushtoi përjashtimin nga seanca plenare Flamur Nokës, por ky i fundit pavarësisht disa paralajmërimeve të kryeparlamentares Nikolla e përshkallëzoi më tej aksionin e tij në Kuvend.

Pas një bisede me Berishën, Flamur Noka tentoi t’i vërë flakën karrigeve të vendosura në krye të foltores.

Tentativa për përplasje fizike mes deputeteve dhe kaosi në sallë shkaktoi jo pak tension në radhët e maxhorancës, ku në sallë u panë të ngrihen në këmbë dy ministrat Balla dhe Manja.

Frika nga flakëvënia e detyroi kryetaren e Kuvendit të ndërpresë me urgjencë seancën plenare.

Por Sali Berisha jashtë Kuvendit sërish foli për fitore të demokratëve në betejën e tyre pa kthim për rivendosjen e kushtetutshmërisë në parlament.

“E garantoj Edi Ramën se nuk ka Lindë në botë që mund ta mbrojë atë dhe se për puçin e tij, për grushtin e shtetit brenda shtetit. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës”.

I vendosur në mosbindjen civile në Kuvend Gazment Bardhi ftoi mazhorancën të reflektojë.

 “Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi dhe jemi të vendosur për të vazhduar. Për mazhorancën ka qenë apeli im që në vend të forcës të fusë në punë arsyen dhe logjikën. Kërkesat tona janë të arsyeshme, duhet ti kthehen rrugës së arsyes që Parlamenti ti kthehet funksionit të tij.”

Njëzëri Berisha e Bardhi paralajmëruan se në rast të plotësimi të kërkesave të tyre kushtetuese mazhoranca do përballet me të njëjtin qëndrim edhe në seancën plenare të së enjtes ku pritet të kalojë projektbuxheti për vitin 2023.

Tv Klan


Read Entire Article