“Sërish vjen marsi”, pasardhësi i familjes Jashari nderon Epopenë e UÇK-së duke festuar në mënyrë të veçantë golin

7 months ago 6

Pasardhësi i familjes Jashari, Igballi, ka shënuar një gol të bukur në fitoren e Prishtinës ndaj Trepçës ’89 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës dhe ka festuar në mënyrë të veçantë.

Prishtina ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

Goli i pestë dhe i rezultatit përfundimtar u shënua nga talenti drenicas, Igball Jashari, i cili është pasardhës i familjes heroike duke qenë djali i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Jashari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi një gol të bukur, e pasoi atë me një festë të veçantë.

⚽️ Pasardhësi i familjes Jashari, #IgballJashari, shënoi golin e pestë të Prishtinës kundër Trepçës '89 në Kupën e Kosovës.

🇽🇰 Ai festoi me një fanellë me ngjyra ushtrie me logo të Epopesë së UÇK-së

👤 Igballi është djali i Komandantit të FSK-së, Bashkim Jasharit pic.twitter.com/VttAigiks6

— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) March 6, 2024

Pasardhësi i familjes Jashari mori një fanellë nga banka e cila kishte ngjyrat e ushtrisë dhe në të ishte e vendosur logo e Epopesë së UÇK-së me fytyrat e Shaban, Hamës dhe Adem Jasharit.

Padyshim se ky ishte një moment krenarie për talentin drenicas që shënoi pikërisht në kohën kur përkojnë datat e Epopesë së UÇK-së. /Telegrafi/

Read Entire Article