“Servil dhe pakurrizor”, Buzhala kundër Krastës: Të mbështeta për drejtor të RTK-së, por s’kam ndërmend me u martu me ty

1 month ago 13
Reklamë

Prej ditësh në mediat e Kosovës ka nisur një përplasje, dhe një valë akuzash përkundrejt Radiotelevizionit Publik, për shkak të një shkrimi të paverifikuar që shënjestronte Nacionalen dhe Periskopin. Duke iu referuar një medie jo shumë të njohur në Bosnje, RTK prodhoi një lajm ku akuzonte dy mediat në Kosovë, se ishin të paguara nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Reagimi ishte i menjëhershëm nga të dyja mediat, që kanë nisur dhe betejën ligjore, përkundrejt RTK-së, ndërsa disa anëtarë të Bordit të televizionit publik dhanë dorëheqjen. Ata akuzojnë Adi Krastën, zv.drejtor i televizionit, se nuk ka marrë masat e duhura, për të shkarkuar autorët e lajmit të paverifikuar, por nga ana e tij deri tani ka vetëm heshtje. Në të njëjtën linjë është dhe drejtuesi i Nacionales, Berat Buzhala, i cili nuk e fsheh mbështetjen që i ka dhënë Krastës për postin drejtues në krye të RTK-së. Ai thotë se në RTK kanë mbetur vetëm persona servila dhe pa shtyllë kurrizore që janë vënë në shërbim të pushtetit.

SHKRIMI I PLOTË I BUZHALËS:

Fakt eshte, une kam mbeshtete Adi Krasten, madje jo vec per zevendesdrejtor, por edhe per drejtor te RTK’se.

Gjate kohes sa eshte ne RTK e kemi rujte nje komunikim civil dhe qytetar. Mirepo, une nuk kam thane asnjehere qe po du me u martu me Adin, e as me u shumu me Adin.

Absolutisht ka deshtu ne provim ne menyren qysh e ka trajtu rastin e Slobodna Bosnes. Nuk e kam ndermend as me e fy e as me e ofendu, e as me i thane qe ka ardhe nga Shqiperia ne Kosove me na shite mend.

Adi Krasta qartazi e ka nje afersi johigjenike me pushtetin ne Kosove.

Une jam teper i lumtur dhe teper krenar me shumicen derrmuese te kolegeve te Kosoves. Me doreheqjen, anetaret e Bordit sot e deshmuan nje pjekuri profesionale. Besniku me kolege te tjere. E lane pushtetin vec me veglat e tij.

Pra, le te mbetet RTK si medium i veglave, i zgjatjeve, i pakurrizoreve, i servilave.

Fatkeqesisht, per deshprimin tim te thelle, Adi Krasta tashme ia ka rezervuar vetes nje vend ne kete galeri, ne kete llozhe.

Pas disa kohesh, edhe ai do ta sheh se cfare gabimi ka bo. E ka shnderru veten ne servil te qeverise dhe pushtetit.

Nuk e kam te qarte pse.

Read Entire Article