Sesioni i ri parlamentar nis me ndryshimet në qeveri

9 months ago 9
15:48 14/01/2024

Opozita, strategji për bllokimin e seancës

Sesioni i ri parlamentare nis pasditen e të hënës kur do të mbahet dhe seanca e parë plenare për këtë vit të ri. Përpara se të mblidhen sëbashku në orën 17:00 të së hënës palët në distancë kanë bërë të qartë pozicionet që do të mbajnë në hapje të sesionit të ri.

Demokratët pas mbledhjes së grupit të premten bënë të ditur se nuk do të heqin dorë nga strategjia e përpjekjeve për bllokimin e seancave.

Kryeministri nga ana tjetër pak ditë më parë i lajmëroi opozitarët se dhe ata si mazhorancë nuk do të heqin dorë nga qëndrimi i 3 muajve të fundit: Do miratojnë ligje duke ngritur kartonat pa zhvilluar debate, ndërsa diskutimet do të zhvillohen në komisione në mbledhje online sa kohë sipas tij nga ana tjetër do të hidhen flakadanë dhe do të tentohen përleshje fizike.

Që në seancën e parë do të duhet të miratohet dekreti i Presidentit për ndryshimet në qeveri. Ndërkohë reforma të rëndësishme dhe ligje shumë të debatuara nga opozita që kërkojnë shumicë të cilësuar do të duhet të miratohen gjatë këtij sesioni të ri.

Për një nga më të rëndësishmet janë amendimet në ligjin elektoral debatet për të cilat kanë nisur pa nisur parlamenti. Kryeministri ka lënë të kuptohet se nëse nga ana tjetër nuk do të ketë dakordësi për t’u ulur në komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore atëherë mund të hiqet dorë nga kjo traditë. Ai nuk e mohoi se do tentohet konsensus aritmetik në seancë plenare dhe jo konsensus politik siç ka ndodhur gjithmonë kur bëhet fjalë për reformën elektorale.

Një tjetër çështje që është dhe shkaku i ngërçit parlamentar, ligji për Komisionet Hetimore pritet të shpalosë debate të ashpra.  Opozita nuk i pranon ndryshimet që shumica vetëm me votat e saj i bëri këtij ligji që aktualisht pret firmën e Presidentit për ta dekretuar ose jo, siç i ka bërë thirrje Gazmend Bardhi.

Ky sesion i ri që në nisje premton zhvillime dinamike edhe pse pavarësisht se ligjvënësit kanë qenë me pushime prej më shumë se 3 javësh, politika nuk është ndalur asnjë ditë së prodhuari lajme.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article