Sevilla dështon edhe ndaj Lens, PSV dhe Arsenal barazojnë

10 months ago 10
20:19 13/12/2023

Sevija e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme garën në Ligën e Kampioneve, duke konfirmuar krizën.

Andaluzianët, të 16-tët në renditjen e La Liga-s u mposhtën 2-1 nga Lens. Për ta shënoi Ramos, që u bë mbrojtësi me më shumë gola në kompeticion, 17 në total.

Sevija e mbyll në fund të Grupit B me 2 pikë pas 6 takimeve.

Arsenal barazoi në transfertë 1-1 me PSV, me të dyja skuadrat të kualifikuara në të 16-at e Ligës së Kampioneve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article