Sezoni i dytë i projektit “Uniforma ime”

10 months ago 28
18:49 10/12/2023

Përgjegjësi i Akademisë Partizani, Ylli Shehu: Inicativa e FSHF ka rritur numrin e fëmijëve në futboll

Rreth 20 mijë uniforma do të shpërndahen falas për fëmijët dhe akademitë e futbollit në vend nga Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të projektit ‘Uniforma ime’. Klubet dhe Akademitë që e kanë nisur aktivitetin për këtë sezon futbollistik po pajisen tashmë me ritme të shpejta me setet e reja të uniformave.

Impresionet e atyre që do të përfitojnë nga kjo iniciativë e ndërmarrë nga Federata Shqiptare e Futbollit janë mjaft pozitive, ndërsa pohojnë se ka një rritje të interesit për të luajtur futboll nga fëmijët.

“Është një vlerësim për pjesën e kalamajve që bëjnë stërvitje. Është një ndihmesë për kalamajtë sepse normalisht ju jep uniformat, tutat, bazat materiale që dikur e kanë blerë vetë. Është një gjë shumë e mirë e mirë që Federata ndihmon për rritjen e brezit të ri që të ketë uniforma. Përveç kësaj na ndihmon edhe ne si klub që t’i kemi të gjithë me uniforma.”

Iniciativa konsiston në ofrimin e një seti me bazë materiale falas çdo fëmije që luan futboll në gjithë Shqipërinë nga mosha 7 deri në 19-vjeç.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article