Sfida ndaj Newcastle, Broja: Doja të gjuaja penallti

10 months ago 24
20:09 20/12/2023

Armando Broja ishte në fushë në sfidën e Karabao Kap që Çelsi e fitoi me penallti kundër Njukestëllit. Lojtari tregoi se i vinte keq që nuk pati mundësinë që të gjuante penalltinë e fundit. Armando Broja tregoi se ishte ai që ishte caktuar të gjuante penalltinë e pestë për Chelsea në sfidën e Carabau Cup ndaj Neëcastle. Blutë kaluan në gjysmëfinalen e kompeticonit, pasi mposhtën bardhezinjtë 4-2 me penallti, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt.  Broja u aktivizua në minutën e 32 në vend të Enzo Fernandez.

Kur football.london e pyeti sulmuesin kuqezi nëse do të ishte radha e tij të gjuante penalltinë, Broja e konfirmoi.

“Po, ishte radha ime! Realisht isha shumë i emocionuar që do të gjuaja! Por Petro bëri një paraqitje të pabesueshme, kështu që nuk më ecën gjërat siç doja! Por po, kisha dëshirë të gjuaja dhe unë!

Më pas Broja u pyet se ku do ta godiste topin, por sulmuesi nuk preferoi që të përgjigjej.

“Nuk mund t’jua ​​them këtë! Këtë përgjigje jo!”, qeshi ai

Chelsea bëri një paraqitje mjaft të mire dhe me karakter kundër Njukestëllit. Skuadra është në kërkim të një trofeu, ndërsa në kampionat gjendet në vend të 10 në renditje.

Klan News



Të ngjashme

Read Entire Article