Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi fitoren e Donald Trump në garën për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Mark Crouford, nga Dhoma amerikane e Tregtisë, duke folur për zgjedhjet në SHBA, në të cilat Donald Trump fitoi garën presidenciale, tha se sfida e madhe e kandidatit republikan është vendosja e paqes apo ndalimi i luftës.
Crouford, duke komentuar arsyen sepse fitoi Trump, tha se ai premtoi uljen e taksave, apo heqjen e taksimit të dyfishtë, që ka ndikuar shumë, përfshi edhe te votat e amerikanëve që jetojnë jashtë SHBA.
Pedagogu Klejdi Këllici në emisionin “Open” në News24 tha se është surprizuar nga fitorja e Donald Trump. “E ka çorientuar sistemin në SHBA, mund të krahasohet me Berlusconin në Itali. Ai ka luajtur shumë me retorikën e shansit të dytë të munguar, me vjedhjen e zgjedhjeve”, tha Këlliçi.
Alfred Lela, drejtor i Komunikimit në PD, tha se Donald Trump fitoi sepse ishte origjinal. “Ai thotë atë që ka në mendje, i është larguar gjuhës korrekte të politikanëve. Ai është shembulli klasik. Fitoi se është i persekutuar, i ishin vënë me ‘gurë në strajcë’, padi pas padie. Trump ishte i qartë në atë që thoshte, ndërkohë që Kamala Harris nuk dukej si një kandidate origjinale”, tha Lela.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb