Zgjedhjet në SHBA, gazetarja e VOA: Trump rezonoi te votuesit, ja ç’po ndodh me demokratët

2 hours ago 26

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi zgjedhjet në SHBA, ku Donald Trump, kandidati i Republikanëve, fitoi bindshëm garën presidenciale përballë Kamala Harris, zv.Presidentes dhe kandidates demokrate.

Menada Zaimi, gazetare pranë Zërit të Amerikës, në një lidhje Skype me emisionin, duke folur për fitoren e Trump, tha se mesa duket të gjithë shqetësimet e ngritura nga kampi republikan kanë rezonuar te votuesit amerikanë.

“Sondazhet nuk kanë gabuar lidhur me çështjet që shqetësojnë amerikanët. Kishte një shqetësim për rritjen e çmimeve, jo vetëm te ushqimet.

Në anën tjetër, Kamala Harris, duke mos pasur kohë në dispozicion, nuk arriti të shpalosë vizionin e saj.

Rikthimi i Trump është më i fuqishëm se rezultati i 2016-ës. Ai ka fituar në 2024 jo vetëm Kolegjin Zgjedhor, por edhe votën popullore”, tha Zaimi.

Transferim paqësor i pushtetit, ka qenë biseda mes zv.Presidentes Harris dhe kandidatit republikan, Trump, në bisedën telefonike që kanë bërë, u shpreh gazetarja Zaimi.

Ajo tha se gjithashtu kanë nisur edhe analizat lidhur me humbjen e Harris, ndërsa ka zëra se përgjegjësia po hidhet mbi Presidentin Biden, i cili nuk i la kohën e duhur zv.Presidentes Harris për tu distancuar nga administra e tij, ose për të shpalosur vizionin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article