“SHBA, aleat i përjetshëm”/ Pas tërheqjes së Biden, paralajmërohet Kosova – “pasardhësi” i tij mund të...

1 month ago 6
Reklamë

Presidenti amerikan Biden njoftoi se nuk do të kandidojë edhe një herë për këtë post.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se i jep fund fushatës së tij për t'u rizgjedhur. Biden theksoi se kjo gjë "është në interesin më të mirë të partisë demokratike dhe të vendit”.

Njëkohësisht ai deklaroi se mbështet zëvendës-presidenten aktuale Kamala Harris si kandidate për presidente e Partisë Demokratike.

Biden u përball për javë të tëra me një presion në rritje nga radhët e demokratëve dhe nga personalitete të tjera për t'u tërhequr nga gara, pas performancës së dobët në debatin kundër kandidatit republikan për president Donald J. Trump.

Të gjendur në këtë situatë demokratë të tjerë të shquar, si Sekretari i Transportit Pete Buttigieg, përfaqësuesja e krahut të majtë Alexandria Ocasio-Cortez si dhe Hillary dhe Bill Clinton kanë mbështetur gjithashtu Harris.

Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi shprehën më vonë respekt për vendimin e Biden për t'u tërhequr, por akoma nuk e kanë mbështetur Harris. Në mënyrë të ngjashme ka reaguar edhe guvernatori i Michiganit, Gretchen Ëhitmer, një shteti që konsiderohet i rëndësishëm dhe "luhatës", ku demokratët ndonjëherë fitojnë e ndonjëherë fitojnë republikanët.

Mirëpo sa do të ndikoj tërheqja e Biden në Kosovë?

Batusha: Biden është një mbështetës i madh i Kosovës

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti nga LVV, Agon Batusha.

Image

Agon Batusha.

Ai thotë se Biden është një mbështetës i madh për Kosovën dhe se kushdo që zgjidhet nga amerikanët duhet ne dhe institucionet e Kosovës ta respektojmë.

Sipas tij, SHBA mbetët aleat i përjetshëm i Kosovës.

“Biden është një mbështetës i madh i Kosovës. Sido që të jetë, këto janë zhvillime të brendshme në SHBA.

Kushdo që amerikanët e vendosin për president të ardhshëm, ne si lob shqiptar dhe institucione të Kosovës duhet të bëjmë përpjekjet tona që të kemi kontakte dhe marrëdhënie të mira me administratë e re.

ShBA mbetën miq, aleatët dhe partnerët tanë të përjetshëm”, u shpreh deputeti Batusha për “Bota sot”.

Elezaj: Mosha penalizoi Biden në performacën e tij

Ndërsa analisti politik, Rexhep Elezaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, e sheh pozitive tërheqjen e Biden nga gara për president.

Sipas tij, mosha e Biden ia ka dobësuar gjendjen e tij fizike, morale dhe se ka hyrë në fazën e pleqërisë së thellë, prandaj demokratët u detyruan që t’i bëjnë presion që të tërhiqet nga gara presidenciale.

Image

Rexhep Elezaj

“Tërheqja e presidentit Joe Biden nga kandidatura dhe gara presidenciale për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA që do të mbahen në nëntor të këtij viti, mendoj se është një vendim i duhur i tij dhe i demokratëve amerikanë, për shkakun e vetëm, moshës së tij të shtyrë (81), e cila duket qartë se tek ai e ka arritur limitin e plakjes, duke ia dobësuar gjendjen e tij fizike dhe mentale, siç e kemi parë në dy vitet e fundit, duke u rrëzuar nëpër shkallë të aeroplanit, duke u ngatërruar dhe rrëzuar gjatë ecjes, si dhe duke e humbur koncentrimin psikik gjatë fjalimeve të tij, siç ishte ky i fundit, kur V. Zelenskyt i drejtohet duke i thënë Putin. Pastaj, performanca e tij e dobët gjatë ballafaqimit televiziv me kundër-kandidatin D. Trump, gafat e tij gjatë takimeve me liderë botëror siç ishte ai i NATO-s në Uashington, etj.

Pra, edhe pse në Amerikë mosha nuk është e kufizuar për të qenë president, senator, kongresman, etj., është e qartë se presidenti Biden ka hyrë në fazën e pleqërisë së thellë, prandaj demokratët u detyruan që t’i bëjnë presion që të tërhiqet nga gara presidenciale, të cilën kërkesë hezitoi bukur shumë që ta pranojë deri dje, kur e njoftoi opinion se ka hequr dorë nga gara e mëtutjeshme, duke marrë kështu një hap shumë pozitiv për vetveten dhe partinë e tij”, foli analisti.

Elezaj më tej thekson që gjëja më e mirë për Kosovën do të ishte emërimi i znj. Hillary Clinton kandidate e demokratëve për presidente të SHBA-ve.

“Kjo për shkakun, ngase të garosh me një kandidat të shtyrë kaq thellë në moshë, ishte shumë e qartë për udhëheqësit e Partisë Demokratike, se garën e tyre në zgjedhjet e ardhshme do ta humbin, prandaj e ndërmorën këtë vendim derisa ende ka kohë ligjore që ta emërojnë kandidatin e ri, i cili pritet të shpallët ditët në vijim.

Në këtë kontekst, gjëja më e mirë për Kosovën do të ishte emërimi i znj. Hillary Clinton kandidate e demokratëve për presidente të SHBA-ve, kur dihet se ajo është një mike e madhe e shqiptarëve dhe Kosovës, e që fitorja e saj në garën presidenciale ndaj D. Trumpit, do të ishte vendimi më i mirë për vetë popullin amerikan, për botën demokratike, sidomos për Kosovën”, shpjegon Elezaj.

Analisti nënvizon që largimi i presidentit J. Biden nga gara presidenciale do të ndikojë negativisht për Kosovën, sepse cilido kandidat tjetër që do e zëvendësojë atë nga demokratët, do ta vazhdojë diskursin e njëjtë ndaj Kosovës, përveç Trump.

“Ndërsa, sipas njoftimeve të fundit mediatike, znj. Michelle Obama kishte refuzuar ta pranojë kandidaturën për presidente, derisa znj. Kamala Haris, e preferuara e z. J. Beiden, nuk e ka marrë përkrahjen e ish presidentit Barak Obama, që jep të kuptohet se kandidate kryesore do të jetë mikja jonë e madhe, shkëlqesia e saj, Hillary Clinton, ardhje e të cilës në krye të SHBA-ve do të ishte lajmi më i gëzuar për shqiptarët, dhe jo vetëm.

Unë nuk besoj se largimi i presidentit J. Biden nga gara presidenciale do të ndikojë negativisht për Kosovën, sepse cilido kandidat tjetër që do e zëvendësojë atë nga demokratët, do ta vazhdojë diskursin e njëjtë ndaj Kosovës, përveç nëse fiton D. Trump, i cili veç ka treguar derisa ishte president, se ka një qasje tjetër, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj shumë çështjeve tjera strategjike për Amerikën, për Evropën, NATO-n, Rusinë, etj”, përfundoi Elezaj për “Bota sot”.

Read Entire Article