SHBA dhe Gjermania kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO së shpejti

2 months ago 10
Reklamë

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë vendet që kundërshtojnë më shumë hyrjen e Ukrainës në NATO në afat të shkurtër.

Kështu thanë burime diplomatike të Aleancës, ndërsa në Uashington pritet të nisë samiti i 75-vjetorit të NATO-s, edhe në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Burimet folën për “kundërshtim të fortë” nga Berlini dhe Uashingtoni ndaj një ftese në Kiev përpara se ai të respektonte parakushtet e nevojshme, duke kujtuar se samiti mund të përfundojë si ai në Vilnius vitin e kaluar, ku, pavarësisht presionit, Kievi nuk u ftua për të qënë pjesë e NATO-s.

“Ukrainasit u zemëruan kur arritën në përfundimin se dera ishte e hapur, por jo aq shumë. Dhe unë mendoj se skenari për samitin e Uashingtonit është i njëjtë,” theksuan burimet.

Read Entire Article