SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

11 months ago 15
Reklamë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një “numër të vogël” të sistemeve raketore me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë.

Tre zyrtarë, të cilët donin të mbeten anonimë, i thanë NBC se një sasi e papërcaktuar e armëve do të dërgohej – por nuk dhanë një afat kohor.

Për muaj të tërë Ukraina ka kërkuar Sistemin Raketor Taktik, i njohur si ATACMS, i cili do t’i jepte Kievit aftësi për të goditur objektiva deri në 290 kilometra largësi, raporton skynews.

Zyrtarët amerikanë kanë biseduar kohët e fundit për dërgimin e këtyre rakeve, por ka shumë pak gjasa që të përfshihen në paketën më të fundit mbështetëse.

Ata kanë thënë më parë se SHBA-ja nuk ka shumë raketa ATACMS në depot ushtarake dhe në këtë formë, ukrainasit mund të marrin një numër të kufizuar të raketave.

Ndryshe, SHBA-ja është vendi kryesor që e ndihmon Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia që nga viti i kaluar. /Telegrafi/

Read Entire Article