SHBA eliminohet nga Botërori

1 year ago 24
Reklamë
19:20 06/08/2023

Skuadra kampione në fuqi mundet pas penalltive nga Suedia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë skuadra kampione e Botës në fuqi për femra u eliminuan që në fazën e 1/8 të Botërorit që po zhvillohet në Australi dhe Zelandën e Re.

Përfaqësuesja amerikane u mund nga Suedia pas goditjes së 11-metërshave. 120 minuta lojë u mbyllën pa gola dhe penalltitë rezultuan penalizuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga pika e bardhë gabuan kapitenia Rapinoe, Smith dhe O’Hara. Suedezet e vulosën suksesin me penalltinë e realizuar nga Hurtig. Rezultati pas 11-metërshave ishte 5 – 4 për Suedinë që do të përballet në çerekfinale me Japoninë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article