SHBA i ‘dha’ goditjen e rëndë Serbisë, Ramabaja jep ‘lajmin e keq’ për Vuçiqin: Planet e tij...!

2 months ago 5
Reklamë

Serbia e mori një goditje nga SHBA, më saktësisht nga Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

I pyetur se përse SHBA-ja mbështeti një tranzicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe pse Prishtinës iu lejua të blejë dronë, kur “sipas Rezolutës 1244, KFOR ishte e vetmja forcë e armatosur e lejuar në Kosovë”, O’Brien kujtoi se rezoluta vendosi “një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës”.

“Ai proces çoi në pavarësinë e Kosovës. Por Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”, sqaroi ai duke nënvizuar se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj.

Profesori Sadri Ramabaja në një prononcim për “Bota sot” komentoi këtë deklaratë të O’Brien.

Si fillim, asi u shpreh se kjo deklaratë është në përputhje me orientimin strategjik të SHBA-së, derisa shtoi se kjo gjë ‘hodhi në erë’ pretendimet për marrëdhëniet e prishura mes Kosovës dhe Amerikës.

“Deklarata e ndihmës Sekretarit të Shtetit, James O’Brien, që ndërlidhet me të drejtën legjitime të Kosovës për vetmbrojtje si shtet, është në përputhje të plotë me orientimin strategjik të SHBA-ve. Ajo shpërfaqë në mënyrën më plastike të mundshme qëndrimin amerikan në raport me të ardhmen e Kosovës, duke pohuar qartë se e drejta për vetmbrojtje është e drejtë bazike për secilin shtet.

Këtë deklaratë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ndërkohë e ka shpërndarë, duke i dhënë një dimension shtesë që flet në dobi të tezës për mbështetjen permanente që do të gëzojë Kosova nga SHBA-të. Rrjedhimisht agjitpropi medial e opozitar në raport me marrëdhëniet gjoja të prishura të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, i fryrë si tullumbace, u hodhë në erë për pak sekonda”.

Krahas kësaj, Ramabaja tha se paralajmërimi i O’Brien erdhi në kohë të duhur, marë prasysh politikat e hapura ekspansioniste të Serbisë.

“Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër. Po e bën këtë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët”, ishte decidive deklarata e z.  O’Brien.

Kjo deklaratë ishte përgjegjia më adekuate e mundshme ndaj politikave agresive të Beogradit në raport me Kosovën. Ajo erdhi si një paralajmërim i duhur në kohën e duhur ndaj politikave të hapura ekspansioniste të Serbisë në raport me fqinjët e saj.

Ndërkohë, si përforcim i kësaj deklarate, vjen edhe pohimi me forcë në deklaratën përmbyllëse të samitit të NATO-s, ku potencohet se, NATO do të garantojë sigurinë në Ballkani Perëndimor, duke e konsideruar këtë rajon të një rëndësie strategjike për Aleancën”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, profesori shtoi se ky është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet Moskës dhe Beogradit, pasi u konfirmua edhë njëherë përkushtimi i SHBA-së për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë në rajonin tonë.

“Këto deklarata janë në unison të plotë me paralajmërimin alarmues që kishin bërë drejtuesit e Shtetit për mundësinë e përsëritjes së agresionit serb në përmasa edhe më të mëdha se ai i 24 shtatorit në Banjë [Banjsë] të Albanikut vitin e kaluar.

Në një shpërthim rivalitetesh të mundshme shqiptaro-serb, çfarëdo planesh që mund të ketë shpresuar Vuçiqi për Kosovën, bien në ujë.

Deklarata e James O’Brien-it edhe një herë shprehë përkushtimin e Amerikës për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë në Ballkanin Perendimor.

Ky është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet Moskës dhe Beogradit, do të thosh në kohën e duhur dhe momentumin politik të veçantë”, përfundoi Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

Read Entire Article