SHBA i shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listë të zezë

1 year ago 14

Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy kompani vëzhgimi me bazë në Evropë, në listën e saj të zezë, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden që të luftojë keqpërdorimin e vëzhgimit komercial.

Autoritetet amerikane e kanë shtuar në listë të zezë, Cytrox-in, kompani vëzhgimi me bazë në Hungari dhe kompaninë greke Intellexa, bashkë me dy subjekte të lidhura në Irlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar vitin e kaluar se një prokuror grek ka nisur hetime lidhur me supozimet e një gazetari se telefoni i tij është infektuar me një softuer spiunimi, në kuadër të një operacioni të shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Radio Europa e Lirë shkruan se gazetari i ka thënë Reutersit se beson që telefoni i tij është infektuar nga softueri i spiunimit Predator, i krijuar nga kompania Cytrox dhe ka thënë se ky softuer shitet në Greqi nga Intellexa.

Departamenti amerikan i Tregtisë ka thënë se kompanitë janë shtuar në listë të zezë për shkak se e kanë shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sisteme të informacionit, dhe kështu e kanë kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në botë.

Reuters ka raportuar në gusht të vitit 2022 – duke u bazuar në dy burime – se udhëheqësi grek i inteligjencës, i ka thënë një komiteti parlamentar se agjencia e tij e ka spiunuar një gazetar.

Ky sugjerim i gazetarit ka ardhur në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur të ndjekë qasjen e Shteteve të Bashkuara që të jetë më e ashpër ndaj atyre që ofrojnë shërbime vëzhgimi dhe përdorin softuerë të fuqishëm vëzhgimi.

Reuters ka raportuar më 2020 se Intellexa ka qenë duke punuar me agjenci të inteligjencës në Azinë Juglindore dhe në Evropë.

Top Channel

Read Entire Article