SHBA-ja dhe Britania e Madhe kryejnë sulme të përbashkëta ajrore kundër Houthive të Jemenit

3 months ago 19
Reklamë

Sulmet ajrore të përbashkëta britanike dhe amerikane që synonin rebelët Houthi të Jemenit kanë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë plagosur 42 të tjerë, numri më i lartë i vdekjeve të pranuara publikisht nga rebelët.

Tre zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti, i kanë përshkruar sulmet si goditje e një game të gjerë objektesh nëntokësore, qendra komandimi dhe kontrolli, një anije Houthi dhe të tjera objekte.

Ata e quajtën sulmin si kundërpërgjigje e sulmeve në rritje të Houthive mbi anijet në Detin e Kuq, shkruan AP, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, sulmi është kryer me aeroplanët luftarakë të SHBA-së F/1-18 të cilët janë ngritur nga aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower në Detin e Kuq.

I menjëhershëm ishte reagimi i zyrtarit të grupit militant, Mohammed al-Bukhaiti, i cili kërcënoi me hakmarrje.

“Ne do ta përcjellim përshkallëzimin me përshkallëzim”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se FGR4 i Forcave Ajrore Mbretërore ka kryer sulme në Hodeida, si dhe në Ghulayfiqah.

“Sulmet u ndërmorrën në vetëmbrojtje përballë një kërcënimi të vazhdueshëm që paraqesin Houthit”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur sulmet kundër Houthive që nga janari, si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të vazhdueshme të anijeve në Detin e Kuq. /Telegrafi/

Read Entire Article