SHBA kryen stërvitje me Japoninë e Korenë e Jugut, si përgjigje ndaj Koresë së Veriut

10 months ago 23

Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kryen stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut të mërkurën, në shenjë force kundër Koresë së Veriut, e cila e kreu testin e parë të raketës balistike interkontinentale pas pesë muajve.

Stërvitja tripalëshe në ishullin pranë Koresë së Jugut, Jeju, kishte për qëllim përforcimin e përgjigjes së përbashkët të këtyre vendeve ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një komunikatë.

Në stërvitje u përfshinë bombarduesit amerikanë B-1B, si dhe avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut, sipas komunikatës. Kjo ishte hera e 13-të që bombarduesi amerikan fluturon përkohësisht pranë dhe mbi Gadishullin Korean.

Bombarduesi B-1B është në gjendje të bartë ngarkesë të madhe të armëve konvencionale. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka cilësuar fluturimin e bombarduesit amerikan mbi Gadishullin Korean si dëshmi e armiqësive amerikane dhe është përgjigjur duke kryer testime raketore.

Të hënën, Koreja e Veriut e lëshoi në det raketën Hwason-18 ICBM gjatë një stërvitjeje që kishte për qëllim t’i paralajmëronte Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për hapa konfrontues. Si arsye për këtë, Koreja e Veriut e përmendi një takim të vonshëm mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të biseduar për frenimin e planeve të saj bërthamore.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë kritikuar testimin raketor të Koresë së Veriut duke e cilësuar si provokim dhe duke thënë se i ka shkelur shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat ia ndalojnë Veriut aktivitetet balistike.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se testimi i raketës balistike dëshmoi se Koreja e Veriut mund të përgjigjetnëse Shtetet e Bashkuara do ta marrin “një vendim të gabuar kundër saj”.

Por, shumë ekspertë të huaj thonë se Koreja e Veriut ende përballet me pengesa teknologjike për të zotëruar raketa balistike interkontinentale me kokë bërthamore me të cilat do të mundë ta godiste SHBA-në./ rel

Top Channel

Read Entire Article