SHBA paketë të re të ndihme dhe armësh prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën

1 year ago 30
Reklamë

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të shpallë një paketë të re ndihme dhe armësh me vlerë deri në 800 milion dollarë për Ukrainën më vonë gjatë ditës së sotme, njoftuan zyrtarët e sigurisë.

Vendimi vjen pasi SHBA vendosi dërgimin e municioneve thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende të botës. Sky News raporton se edhe municionet thërrmuese pritet të përfshihen në paketë. 

Një ligj i vitit 2009 ndalon eksportet e municioneve thërrmuese amerikane me shkallë të dështimit të bombave më të larta se 1%, që mbulon pothuajse të gjithë stokun e SHBA. Megjithatë, zoti Biden mund të heqë dorë nga ndalimet siç bëri Donald Trump në janar 2021 për Korenë e Jugut.

Gjithashtu në paketë priten edhe më shumë sisteme raketash të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) dhe një numër mjetesh tokësore. 

Kjo paketë e fundit do të ishte e 42-ta e dërguar nga SHBA në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe do të sillte shpenzimet totale amerikane në më shumë se 40 miliardë dollarë. 

Top Channel

Read Entire Article