SHBA paralajmëroi masa shtrënguese për Serbinë, Rama: Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës! Palët të veprojnë me maturi

11 months ago 26
Reklamë

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar thirrjes së SHBA-ve për deeskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës. Rama i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës të veprojnë me maturi e përgjegjësi.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.”- shkruan Rama.

Shtetet e Bashkuara shprehen shqetësime pasi panë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Në thirrjen lidhur me këtë zhvillim, Uashingtoni ashpërsoi tonet me Serbinë, duke i kërkuar të tërheqë menjëherë forcat nga kufiri.

Kujtojmë në një konferencë me gazetarët, Rama rikthehu edhe njëherë në vëmendje planin franko-gjerman si dhe thirrjet e tij edhe më të hershme që veriu i Kosovës të merret në kontroll nga KFOR, para se të jetë shumë vonë. Rama tha se çdo neglizhim i sotëm, mund të sjellë dobinë e më shumë trupave, si dhe të një nyjeje të vështirë për t’u zgjidhur në ditët në vijim.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës.

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t’u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar.

Read Entire Article