SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

10 months ago 7

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sot sanksione të tjera në lidhje me kufirin e çmimit të naftës ruse, duke synuar tre subjekte dhe tre anije të karburanteve – ndërsa Uashingtoni kërkon të mbyllë zbrazëtirat në mekanizmin e krijuar për të ndëshkuar Moskën shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Departamenti amerikan i Thesarit akuzoi ata se kishin keqpërdor kufizimet rreth çmimeve ndërsa transportonin naftën bruto ruse mbi kufirin e rënë dakord të çmimit.

Kjo shënon veprimin e fundit të sanksioneve të Washingtonit që ndërpret transportin e naftës ruse mbi kufirin e çmimit, duke zbatuar masat ndëshkuese të cilat i ka vendosur Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar vdekjen ose lëndimin e dhjetëra mijëra njerëzve dhe ka shkatërruar qytete të tëra, raporton skynews.

“Zbatimi i kufirit të çmimit për naftën ruse është një përparësi kryesore e Shteteve të Bashkuara dhe partnerët tanë të koalicionit”, tha në një deklaratë zëvendëssekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

“Duke vënë në shënjestër këto kompani dhe anijet e tyre, ne po arrijmë qëllime të dyfishta – Rusisë po i kufizojnë fitimet nga nafta dhe po promovojmë tregje të qëndrueshme globale të energjisë”, shtoi ai.

Ndryshe, SHBA-ja, vendet e BE-së si dhe Britania e Madhe janë ndër shtetet kryesore që i kanë vendosur sanksione shtetit rus pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Read Entire Article