Shefi i CIA-s përshëndeti liderët me një dorë në xhep/ Ironizon Maxharraj: Opozitën e ka në xhepin e majtë

3 weeks ago 37
Reklamë

Politika

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2024 Në ora: 18:20

Foto nga takimi

Shefi i CIA-së, William Burns ishte në një tur vizitash në Ballkan.

Ai vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Por, vizita e tij ngjalli shumë reagime sidomos përshëndetja me liderët e Kosovës, sepse Burns mban dorën në xhep.

Pas kësaj edhe profesori Binak Maxharraj ka thënë se dora e majtë e shefit të CIA-s në xhep tregon se aty e ka opozitën.

Sipas tij, opozita mbeti vetëm duke llomotitur palidhje.

“Shefi i Intelegjencës amerikane CIA-s William Burns ishte për vizitë ne Kosovë. Vizita e tij u komentua në mënyra të ndryshme, e ne veçanti përshëndetja e tij me liderët e Kosovës, kur ai ua shtriu dorën e djathtë presidencës Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti, kurse te majtën se nxori nga xhepi, e mbajti në xhep.

Thjeshtë liderët përshëndetën me dorën e djathtë, kurse dorën e majtë e mbante në xhep, kjo tregon se aty e ka opozitën sepse nuk ka deshtë që ajo të llomotis palidhje ç’farë edhe nuk e priti asnjërin prej tyre... Sa keq mbetën si gjynah të gjorët as gjumin se bëjnë rahat”, përfundon ai.

comment

Read Entire Article