Shefi i mbikëqyrësit bërthamor “presion” për akses në çatinë e uzinës Zaporizhzhia

1 year ago 29
Reklamë

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së tha se ende po bën presion për qasje në çatinë e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Gjatë një vizite në Tokio, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi tha se ka pasur “përmirësim margjinal” në akses, megjithëse vijojnë të mbeten “disa kufizime”.

“Unë po kërkoj që të ketë sa më shumë akses që të jetë e mundur“- tha ai, duke shtuar se ishte “optimist” se inspektorët do të mund të arrinin në çatinë e objektit.

Volodymyr Zelensky pretendoi në fillim të kësaj jave se Rusia kishte vendosur “objekte që ngjasojnë me eksploziv” në një përpjekje për të simuluar një sulm në uzinë. Moska e mohoi akuzën.

Më herët, dy imazhe të reja satelitore që tregojnë forma të bardha të paidentifikuara në krye të Reaktorit 4 në Zaporizhzhia, bën xhiron e rrjetit, me Zelenskyn që pretendonte për një sulm në termocentralin bërthamor nga pala ruse.

Imazhet, të marra nga kompania e imazheve satelitore Planet Labs, u kapën më 5 korrik. Dy ditë më parë, Grossi tha se inspektimi më i fundit i IAEA-s i uzinës nuk gjeti aktivitete minerare, pavarësisht pretendimeve nga Ukraina.

Top Channel

Read Entire Article