Shefi i Wagner, Prigozhin ka vdekur, takimi me Putin me gjasë i inskenuar, spekulon gjenerali i SHBA (fotot)

1 year ago 45
Reklamë

Kreu rebelues i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin me shumë gjasa është ose i vdekur ose i burgosur, ndërsa takimi i tij i pasqyruar gjerësisht në media me presidentin rus Vladimir Putin, me të gjitha gjasat ka qenë i rremë, tha sot një ish-lider i ushtrisë së SHBA.

Gjenerali në pension  Robert Abrams, tashmë analist ushtarak me rrjetin ABC News dha opinionin e tij mbi fatin e paditur të Prigozhin pas dështimit të rebelimit të tij të shkurtër muajin e kaluar ndaj zyrtarëve të Kremlinit.

“Vlerësimi im personal është se nuk do të shikojmë më Prigozhin në publik,” tha Abrams për ABC News. “Mendoj se ai do të vendoset ose në burg, në fshehje, ose do të zgjidhet në një mënyrë tjetër por nuk besoj se do ta shihni më në publik”.

I pyetur nëse ish-biznesmeni ishte ende gjallë pas sfidës ndaj regjimit të Putin, Abrams tha: “Unë personalisht nuk mendoj se është gjallë, nëse është kështu, është diku në ndonjë burg”.

Gjenerali ngrinte gjithashtu dyshime për takimin që sipas zëdhënësit të qeverisë Dmitry Peskov, Putin kishte mbajtur me Prigozhin dhe komandantët e tij të Wagner më 29 qershor, disa ditë pas rebelimit të tyre të dështuar.

“Do të çuditesha shumë nëse do të shikojë prova se Putin është takuar për së gjalli me Prigozhin, mendoj se është tërësisht e inskenuar,” tha Abrams.

Peskov tha dje për gazetarët se Putin kishte ftuar 35 njerëz në takimin për çështjen, përfshi dhe Prigozhin, çka kishte zgjatur tre orë.

Peskov tha se Putin kishte bërë “vlerësimin” e tij për Wagner Grup gjatë luftës në Ukrainë, ku ata kryesuan fitoren e përgjakshme në Bakhmut, dhe më pas në lidhje me kryengritjen.

Sipas marrëveshjes së përfolur të tërheqjes, Prigozhin nuk do të akuzohej për tradhti nëse qëndronte i fshehur në Bjellorusi, por Lukashenko tha se Prigozhin nuk është paraqitur aty.

Vendndodhja aktuale dhe planet Prigozhin mbeten të paditura.

Top Channel

Read Entire Article