Shembet ndërtesa në Kamerun, të paktën 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

1 year ago 16

Të paktën nëntë persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 30 janë plagosur nga shembja e një ndërtese, thanë të dielën autoritetet kamerune.

Një ndërtesë katërkatëshe u shemb në një godinë më të vogël të dielën herët në mëngjes në Douala, qendra ekonomike e vendit dhe qyteti më i madh, 130 milje (210 km) në perëndim të kryeqytetit, Yaounde.

“Shifrat e viktimave mund të jenë më të larta. Punëtorët e shpëtimit, të ndihmuar nga trupat qeveritare të Kamerunit, janë ende duke gërmuar rrënojat për të parë nëse mund të gjenden më shumë trupa”,  tha Samuel Dieudonne Ivaha Diboua, guvernator i rajonit Littoral të Kamerunit.

Brigada e zjarrfikësve të ushtrisë është urdhëruar t’i bashkohet Kryqit të Kuq të vendit dhe shërbimeve të tjera të shpëtimit në kërkimin e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja.

Top Channel

Read Entire Article