Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Tedi Blushi: 72 milion euro u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit

8 months ago 6

Duke marrë shkasë nga shembja e rrugës Korçë-Ersekë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se 72 milion euro u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit.

Reagimi:

Rreth 72 milion euro u shpenzuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (35 km gjithsej) që sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit. “Rruga e florinjtë”, pa mbushur as vitin nga inaugurimi, u shemb në një pjesë të konsiderueshme të saj duke e ndërprerë qarkullimin automobilistik. Për të shkuar sot nga Korça në Kolonjë apo anasjelltas janë të hapura vetëm shtigjet e dhenve! As bombardimet e pushtuesve në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytën Botërore nuk e shkatërruan rrugën dhe as e ndërprenë dot lidhjen mes Korçës dhe Kolonjës. Këtë mundi ta bënte vetëm korrupsioni i shfrenuar dhe babëzia e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ansamblit Hajdutëria të “Rilindjes” që pas 11 vitesh në pushtet, jo vetëm rrugën nuk e ndërtuan, por e lanë sot Korçën dhe Kolonjën pa rrugë fare!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article