Shfrytëzonte fëmijën për të lypur, e pëson 25-vjeçarja

2 hours ago 23

Një 25-vjeçare është proceduar penalisht, pasi shfrytëzonte fëmijën e saj të mitur për të lypur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet në zona të ndryshme të Tiranës dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen M. D., 25 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Kjo shtetase është konstatuar në Rrugën e Elbasanit, së bashku me fëmijën e saj të mitur 1 vjeç e gjysmë, të cilin e kishte nxjerrë për të lypur. /vizionplus.tv

Read Entire Article