Shënohet 111-vjetori i Postës Shqiptare

10 months ago 10
20:06 07/12/2023

Balluku: Së shpejti pakot do transportohen me dron

Posta Shqiptare, institucioni i dytë më i vjetër i shtetit shqiptar, mbushi 111 vjet nga themelimi i saj.

Në një ceremoni të veçantë ku merrnin pjesë Zv/kryeministrja, Belinda Balluku dhe i Dërguari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner, u fol për historinë e këtij institucioni të rëndësishëm. Balluku vuri theksin te modernizimi i shërbimeve të Postës Shqiptare.

Belinda Balluku: Ne tashmë synojmë që këto pagesa të kryhen në mënyrë elektronike. Ne synojmë që përmes një karte universale dhe përmes një investimi të rëndësishëm që do bëhet në pikat e shpërndarjes, në ATM-të e quajtura ndryshe, gjatë vitit 2024, ne ti japim mundësinë çdo pensionisti që të shkojë dhe të tërheqë këto para pa pasur nevojë që të shkojë në bankë dhe të hapë një llogari duke paguar edhe komisione

Balluku tha se Posta Shqiptare po reformohet në një linjë me tekonologjinë dhe inovacionin.

Belinda Balluku: Transporti me dron i cili do të marrë nga qendrat e ndryshme kudo në Shqipëri, nga qendrat postare do të marrë pakot postare për ti transportuar ato diku në një vend tjetër.

Posta Shqiptare emetoi edhe një seri pullash për vendosjen e marrëdhënieve mes Shqipëisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article