Shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, reagon Bajrami: Nder të jem pjesë e kësaj kombëtareje

2 months ago 5
Reklamë

Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami hyri në histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes me Italinë.

Ai ka reaguar pasi mori fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 dhe ka shprehur krenarinë që përfaqësoi kombëtaren në këtë turne.

“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur. Brohoritjet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.

Read Entire Article