Shënon Manaj, fiton Sivasspor

10 months ago 7
17:30 23/12/2023

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm ndaj Istanbluspor

Rey Manaj i dha Sivassporit fitoren 1-0 përballë Istanbulspor.

Manaj realizoi golin vendimtar të takimit në minutën e 86’, i gjashti për të në Superligën e Turqisë.

26-vjeçari mori një pasim të gjatë nga mesfusha dhe nuk e pati të vështitë për ta dërguar topin në rrjetë.

Sivassporit ngjitet përkohësisht në vendin e 10-të në renditje, ndërsa me këtë gol Manaj është kthyer në goleadorin më të mirë të ekipit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article