Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë/ Shoqërohen në polici 106 persona

11 months ago 26
Reklamë

106 tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia” janë shoqeruar në polici pasi u konfliktuan fizikisht, në Rrugën e Kombit, dhe dëmtuan autobusët me të cilët udhëtonin.

Prej tyre, janë vënë në pranga 8 tifozë dhe proceduar penalisht 20 të tjerë.

Për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Read Entire Article