Shfaqet xheloze për lidhjen e Lumbardhit me Kaderin? Alby the Goat sqaron të vërtetën

9 months ago 23

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) u diskutua sërish raporti i Lumbardhit, Kaderit dhe Alby the Goat.

Aktorja e filmave për të rritur duket si një pengesë në këtë mes, ku u pyet edhe nëse është xheloze për lidhjen e tyre.

“Unë në radhë të parë nuk kam xhelozi, unë dhe Lumi kemi pasur vetëm shoqëri”, u shpreh Alby.

Ajo thotë se nuk ka ndjenja për të dhe se dëshiron t’i shohë bashkë gjithnjë.

Kjo rezultoi pas disa mesazheve tunduese të Lumbardhit që kishte bërë kundrejt vajzave.

“Ka qenë një lloj plani kohëve të fundit, të shohim se si po reagojnë banorët”, tha në anën tjetër Lumbardhi.

Lumi deklaroi se është i dashuruar në Kaderin dhe se nuk e sheh askënd tjetër. /Telegrafi/

Read Entire Article