Shifrat/ Polonia planifikon shpenzime rekord në fushën e mbrojtjes

2 weeks ago 42
Reklamë

Projektbuxheti i Polonisë i propozuar për vitin 2025, përfshin një shpenzim rekord për mbrojtje në vlerë 187 miliardë zloty (43.55 miliardë euro), kanë thënë zyrtarët të mërkurën, transmeton agjencia “AP”.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka prezantuar pikat kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm. Vendi i tij kufizohet me Ukrainën që është përfshirë nga lufta dhe ka shqetësime të larta të sigurisë. Tusk e përshkroi projektbuxhetin si “bujar” dhe se mbështet rritjen ekonomike.
“Është një përpjekje e madhe, por nuk ka kthim prapa”, ka thënë Tusk në konferencë për media, duke iu referuar investimeve në sektorin e mbrojtjes.

Ministri i Financave, Andrzej Domanski, tha se propozimi për shpenzimet për mbrojtje do të përbënte 4.7 për qind të bruto produktit vendor, krahasuar me 4.2 për qind sa i shpenzuan këtë vit.

Polonia me investimet e këtij viti u bë lidere në NATO dhe Bashkim Evropian sa i përket shpenzimeve për mbrojtje. Propozimi aktual do të thyente rekordin e mëparshëm të mbrojtjes prej 159 miliardë zloty (37 miliardë euro).

Read Entire Article