Shije Shtëpie – Emisioni 21 Dhjetor 2023

10 months ago 7
14:53 21/12/2023

Në studio:

Katerina Zoto – Stiliste

Olti Shulla – Make-up artist

Gazetare: Ermelinda Zef Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga zonja Vjollca

Një recetë ndryshe për byrekun me kos dhe vezë

Sallatë festive

Ndryshimi befasues i look-ut të zonjës 63-vjeçare nga make-up artisti Olti Shulla

“As nuse s’kam qenë kaq e bukur”/ Olti Shulla ia del të na befasojë sërish, transformon 63-vjeçaren

Nuk është hera e parë që make-up artisti, Olti Shulla, bën transformime të kësaj natyre në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, por çdo herë që i shikojmë, befasohemi.

Kësaj radhe ai ka përdorur talentin e tij për të ndryshuar rrënjësisht zonjën Nushe, 63 vjeç, duke i dhënë një model flokësh që asaj i përshtatet më shumë dhe duke i ndryshuar ngjyrën e vetullës që mos të jetë në kontrast me pjesën tjetër të “look”-ut.

Në fund, Shulla e finalizoi transformimin e 63-vjeçares, me një grim tepër të veçantë.


Zonja Nushe: Uau! As nuse s’kam qenë kaq e bukur. Faleminderit zoti Olti. Të lumshin duart.

Olti Shulla: Si ndihesh me pamjen tënde të re?

Zonja Nushe: E veçantë, shumë e veçantë. Krejt ndryshe.

Olti Shulla: Jemi munduar, gjëja e parë që kemi bërë është sepse, përveç se ti kishe një prerje jo shumë korrekte, që të të rrinte bukur, por prerja e mëparshme që ti ke pasur, është se na fokusonte tek pjesa e përparme që flokët ishin më të dobëta, më të rralla. Atëherë ne kemi bërë këtë pjesën e shkallëzimit, siç e thamë më përpara, që këtu floku të rrijë në formë të njëpasnjëshme, grumbull, që të krijojë një iluzion optik, që ti ke më shumë flokë përpara. Shikoje, të kam bërë dhe një model të çrregullt, që ti të dukesh në një linjë më vajzërore. Kupton, nuk është se e kemi bërë ekstravagante, por jemi përpjekur ta sjellim një pamje të një zonje moderne. 

Si të vishemi për festat e fundvitit, këshillat që të dukeni sa më “class”

Si të grimohemi për festat e fundvitit

/tvklan.al



Read Entire Article