Shije Shtëpie – Emisioni 23 Janar 2024

7 months ago 22
Reklamë
16:15 23/01/2024

Të ftuar:

Shkëlqim Balili – gjinekolog

Vitjona Nano – psikologe

Rezart Cenaj

Elona Nallbani

Gazetare: Agida Koçi

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Tasqebap

Petulla me perime

Doktor Shkëlqimi: Në Shqipëri seksin nuk dinë ta bëjnë, burrat të paaftë

“Në Shqipëri nuk dinë të bëjnë seks”, gjinekologu habit me deklaratën

Rëndësia e marrëdhënieve seksuale ka qenë tema e kësaj të marte, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Gjinekologu, Shkëlqim Balili, i ftuar në studio, theksoi se seksi është një proces shumë i rëndësishëm biologjik.

Sipas tij, në Shqipëri nuk dinë të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ai shprehet se burri “duhet të jetë dirigjenti i aktit seksual”, i cili duhet të gjejë edhe arsyen përse “violina e vogël” nuk punon.


Shkëlqim Balili: Dua t’ju them që marrëdhënia seksuale ose seksi, është biologji, është natyrë, është jetë. Seksi, meqë është një nevojë biologjike, është një nevojë e mirëqenies, e mbijetesës dhe e jetëgjatësisë. Po ta marrim në kuptimin mjekësor, seksi ka mbi 20 të mira fondamentale, thelbësore. Seksi duhet kuptuar si një biologji dhe jo si një seks mekanik. Dhe çifti, që të arrijë në një marrëdhënie seksuale, nuk mund të arrijë menjëherë, me një pamje ose me një shikim, me një formë trupi, me një shikim në rrugë. Seksi kërkon patjetër një afrimitet, kërkon një miqësi, kërkon një dashuri, kërkon intimitet. Intimiteti është baza që ruan lidhjen, që ruan lumturin, që ruan komoditetin, që ruan gjithçka. Seksi bashkon një evropian me një afrikan, bashkon dy njerëz që nuk njeh fare dhe që i lidh njohja, i lidh afrimiteti, i lidh dashuria. Për shembull, unë di të them që në Shqipëri seksin nuk dinë ta bëjnë.

Katerina Trungu: Por pse mendon kështu doktor?

Shkëlqim Balili: E para, epiqendrën e drejtimit të seksit e ka burri. Burri është ai që vendos. Unë e kam thënë edhe në një bisedë tjetër, burri duhet të jetë dirigjenti i aktit seksual, madje të gjejë edhe violinën e vogël përse nuk punon. Dhe e dyta është kjo: seksi ka faza. Meshkujt janë sprint, femrat janë maratonë. Burrat janë sprint, madje janë kërkues, shpeshherë janë të paaftë. Seksi kërkon kohë, biologjikisht, femrës i kërkon kohë. 

Pulla të kuqe në kraharor, çfarë i shkaktoi marrëdhënia e keqe seksuale gruas

Psikologia ndan rastin e gruas së frustruar: Pakënaqësia në shtrat i shkaktoi pulla të kuqe në trup

E ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë psikologia, Vitjona Nano, e cila është ndalur tek ndikimi që ka një marrëdhënie jo e mirë seksuale në shëndetin tonë.

Ajo tregon në studio rastin e një gruaje, e cila për shkak të frustrimit seksual prej partnerit, i ishin shfaqur pulla të kuqe në zonën e gjoksit.


Vitjona Nano: Ne me këtë punojmë gjatë gjithë kohës. Unë mbaj mend që një grua, para pak kohësh, erdhi me disa simptoma shumë të çuditshme. Kishte bërë të gjitha llojet e analizave, kishte kryer të gjitha vizitat e mundshme mjekësore dhe vinte me disa pulla të skuqura në pjesën e gjoksit, që nuk merreshin vesh nga vinin. Mbas shumë elementesh dhe mbas shumë vizitash, shkoi tek mjeku psikiatër, ishte ai i pari që e zbuloi, e pyeti për pjesën e marrëdhënieve seksuale. Dhe pa që gruaja kishte një frustrim të thellë të vetin, që e shfaqte në formë pullash të kuqe, domethënë dukeshin si afshe nëpër trup. E kishte frustruar aq shumë veten përkundrejt partnerit të saj, që nuk ishte i aftë ta kënaqte atë, apo të kalonin një marrëdhënie seksuale të suksesshme, sa kishte arritur deri në këto forma. Ne i fusim tek çrregullimet psikotike. 

51 dhe 37 vjeç të virgjëra, habit doktor Shkëlqimi

51 dhe 37 vjeç, gjinekologu tregon rastin e dy grave: S’kishin kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

I ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë gjinekologu, Shkëlqim Balili, i cili ka folur rreth rëndësisë që ka raporti seksual në jetën tonë.

Në studio ai sjell edhe rastin e dy pacienteve, njëra 51 vjeç, kurse tjetra 37 vjeç, të cilat nuk kishin kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale në jetën e tyre.


Shkëlqim Balili: Unë po ju them një gjë juve. Unë kam një shembull praktik. Gruaja ka lindur tre herë dhe nuk ka ndjerë asnjëherë kënaqësi seksuale. Para një jave, unë kam vizituar një paciente, 51 vjeç, pa bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale.

Katerina Trungu: Asnjëherë në jetë?

Shkëlqim Balili: Asnjëherë në jetë. Domethënë, edhe një që më ka ardhur nga Italia, 37 vjeç, pa bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale. Donte fëmijë tani.

Katerina Trungu: Doktor, në rastin e këtyre zonjave, meqenëse ju i takoni dhe flisni me to, normalisht bëni edhe një analizë të asaj që ato mendojnë ose perceptojnë, e mendojnë që janë të lumtura? 51 vjeç nuk ka qenë me asnjë mashkull, nuk i ka bërë të gjitha këto të mira që renditëm bashkë. Ishin të lumtura, e ndjenin të nevojshme që ta ndryshonin jetën?

Shkëlqim Balili: Kjo që ishte gjatë gjithë kohës në Itali, erdhi në Shqipëri sepse kërkonte një lindje dhe nuk kishte bërë asnjëherë marrëdhënie seksuale. Ka dhe një gjë, në një çift, në një martesë që fillon për mrekulli, ka dhe faktor të tjerë që janë: puna, problemet financiare, lindjet, sëmundjet…

Elona Nallbani: Më fal doktor, nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie?

Shkëlqim Balili: Asnjëherë, absolutisht. Ajo kishte krijuar një ide, një psikologji të tillë që nuk donte të krijonte marrëdhënie me meshkuj. Nuk ka dashur vetë. Dhe, a ishte e lumtur, a s’ishte e lumtur, natyrisht në një moment të tillë, një grua që ka qenë gjatë gjithë kohës vetëm, pa pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale me një burrë, pa e ndjerë këtë, natyrisht që lumturia nuk mund të quhet. 

/tvklan.al


Read Entire Article