Shiste kanabis në lagje të ndryshme të Shkodrës, pranga të riut nga Rumania

10 months ago 20

Balkanweb app Get it on Google Play

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” u arrestua një i ri.

Në pranga një 18-vjeçar nga Rumania, Nicolae-Ionut Deliver, që shiste doza cannabisi, në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës, si dhe posedonte armë të ftohtë.

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe doreza metalike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, se një shtetas shiste lëndë narkotike cannabis sativa, në doza, në lagje të ndryshme të Shkodrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë vënë në pranga shtetasin përgjegjës.

Konkretisht, u arrestua shtetasi rumun N. (I.) D., 18 vjeç, banues në Shkodër.

18-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë të ftohtë (dorezë metalike) që iu gjet shtetasit N. (I.) D., në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme hetimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article