Shkarkimi i kryetarëve të komunave në veri, KQZ: Kërkesa duhet dërguar te Kryesuesi i Kuvendit Komunal

10 months ago 7

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat e qytetarëve serbë që kanë kërkuar të autorizohen si grup nismëtar për të nisur procedurat për peticionin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore.

KQZ ka udhëzuar parashtruesit e kërkesës të dorëzojnë kërkesën e tyre te Kryesuesi i Kuvendit Komunal përkatës.

“Mund t’iu konfirmoj se shkresat të cilat i kemi pranuar më 5 dhjetor përmes e-mailit, janë shqyrtuar dhe u kemi kthyer përgjigje, me anë të të cilave i kemi njoftuar se sipas akteve nënligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kjo çështje duhet të adresohet tek Kryesuesi i Kuvendit Komunal në komunat përkatëse, andaj i kemi udhëzuar që kërkesat e dorëzuara në KQZ t’i adresojnë tek autoriteti kompetent”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Top Channel

Read Entire Article