Shkarkohet ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman

11 months ago 44

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar nga posti.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo sfidoi javën e kaluar.

Një zyrtar nga Downing Street, deklaroi se Sunak i kishte kërkuar Braverman të largohej nga qeveria dhe ajo kishte pranuar.

Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

Sunak do t’i portretizojë lëvizjet si një shans për të promovuar ministrat më të rinj dhe për të pastruar disa anëtarë të kabinetit me performancë të dobët.

Read Entire Article