Shkel rregullat – Blerando ia largon mikrofonin Albës dhe lëshon ujin për t’i thënë diçka

9 months ago 48

Në spektaklin e të hënës (25 dhjetor) në Big Brother VIP Kosova 2 u lëshua një video, në të cilën të përfshirë qenë Blerando dhe Alba Vukaj.

Këngëtari shihet të jetë në pjesën e tualetit me bukuroshen shkodrane, ku edhe bëri një veprim në kundërshtim me rregullat e ‘Vëllait të Madh’.

Brenda materialit, Blerando shihet duke ia hequr Albës mikrofonin dhe e lëshon ujin për të bërë zhurmë.

Pas këtij veprimi, dyshja bisedojnë diçka, që fatkeqësisht nuk dëgjohet.

Ata e sqaruan muhabetin e tyre dhe thanë se nuk ishte diçka për t’u mos u dëgjuar, thjesht një sqarim.

Për këtë, konkurrenti u dënua nga ‘Vëllai i Madh’, i cili e dërgoi direkt në nominim.

Meqë edhe Alba ishte e përfshirë, ajo nuk ka të drejtë të nominojë për natën e sotme.

Kjo ndërkohë ishte vërejtja e fundit për Blerandon, pasi e ka bërë shpesh një gjest të tillë. /Telegrafi/

Read Entire Article