Shkelja e rregullave të ‘Fair Play Financiar’/ Premier League i zbret 10 pikë klubit anglez të Everton

11 months ago 17
15:12 17/11/2023

Shkelja e ‘Fair Play Financiar’ i kushton shtrenjtë Evertonit. Skuadra angleze është dënuar me 10 pikë zbritje nga renditja aktuale e Premier League, në dënimin më të rëndë në historinë e kompeticionit.

Rasti i Evertonit iu referua një komisioni të pavarur pas një auditimi të të dhënave financiare të klubeve të Premier League për sezonin 2021-22. 

Bërnli dhe Lids u ankuan, pasi dyshonin se Everton kishte shkelur rregullat dhe regjistronin një humbje prej 371.8 milionë Euro gjatë tre viteve të fundit. Sipas rregullave të Premier League, klubet lejohen të humbasin një maksimum prej 105 milionë Euro gjatë tre viteve dhe klubet që thyejnë rregullat mund të gjobiten ose të zbriten pikë.

Dënimi e zbret Evertonin në vendin e parafundit në kuotën e 4 pikëve. Klubi ka përpiluar dokumentet për të apeluar pezullimin.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article