Shkëlqejnë James dhe Davis, Lakers triumfojnë përballë Timberwolves

7 months ago 8

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, pasi para adhuruesve të vet kanë mposhtur Minnesota Timberwolves.

Pas 48 minutash lojë, rezultati përfundimtar ishte 120:109 për skuadrën vendase.

LeBron James ishte fantastik në këtë sfidë me 29 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Paraqitje të jashtëzakonshme te skuadra vendase pati edhe Anthony Davis me 27 pikë, 25 kërcime, pesë asistime si dhe shtoi tre bllokada për kundërshtarët.

The East:

– Bucks win, move into 2nd
– Sixers and Pacers win, stand 6th & 7th

For more, download the NBA App
📲 https://t.co/oRfhdB8ZfO pic.twitter.com/GLJhJftqxZ

— NBA (@NBA) March 11, 2024

Me pikë dyshifrore te skuadra fituese e mbyllën ndeshjen edhe Austin Reaves (19), Rui Hachimura (15) dhe D’Angelo Russell që e mbylli takimin me 13 pikë.

Te mysafirët Edwards dhe Reid realizuan nga 25 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article