Shkëlqeu këtë sezon me Interin, Lautaro Martinez shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Serie A

4 months ago 18

Fituesi i Capocannnonieres dhe i Scudettos, kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2023/2024 në Serie A.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Dusan Vlahovic i Juventusit ishte shpallur sulmuesi më i mirë i sezonit, por Lautaro Martinez e mposhti atë në garën për çmimin kryesor.

Martinez jo vetëm që e udhëhoqi Interin drejt titullit si kapiten, por ai gjithashtu ishte edhe golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit italian me 24 gola të shënuara.

“Sezoni i Lautaro Martinez ka qenë i jashtëzakonshëm në aspektin e performancës dhe lidershipit. Sulmuesi i Interi me karizmën dhe lëvizjet e tij ka reprezentuar kapitenin perfekt i cili e bashkoi grupin që me meritë e fitoi Scudetton”.

🏆 Il MIGLIOR CALCIATORE della #SerieATIM 💎 23/24 è: 𝐋𝐀𝐔𝐓𝐀𝐑𝐎 𝐌𝐀𝐑𝐓𝐈𝐍𝐄𝐙! 👑@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/MKguNIAUBS

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

“Në sezonin e tij të tretë radhazi me mbi 20 gola të shënuar në Serie A, argjentinasi fitues i Kupës së Botës tani është një lojtar i madh, një thesar për Interin dhe ligën tonë, i aftë për të qenë vendimtar në momentet kryesore të sezonit”, ka thënë shefi i Serie A, Luigi De Siervo.

Të gjitha fituesit e çmimeve ‘Lojtari më i mirë’ do të ipen në ndeshjet e fundit të sezonit 2023/2024 në Serie A gjatë këtij vikendi.

Çmimet e tjera që u shpërndanë nga Serie A:

1.Michele Di GregorioPortieri më i mirë.

🏆 Il MIGLIOR PORTIERE #SerieATIM 💎 23/24 è: 𝐌𝐈𝐂𝐇𝐄𝐋𝐄 𝐃𝐈 𝐆𝐑𝐄𝐆𝐎𝐑𝐈𝐎! 🧤 pic.twitter.com/UP5MF2wjwx

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

2.Alessandro BastoniMbrojtësi më i mirë.

🏆 Il MIGLIOR DIFENSORE #SerieATIM 💎 23/24 è: 𝐀𝐋𝐄𝐒𝐒𝐀𝐍𝐃𝐑𝐎 𝐁𝐀𝐒𝐓𝐎𝐍𝐈! 🧱 pic.twitter.com/0Jttmo4w1z

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

3.Hakan CalhanogluMesfushori më i mirë.

🏆 Il MIGLIOR CENTROCAMPISTA #SerieATIM 💎 23/24 è: Hakan Çalhanoğlu! 👨‍🏫@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/BXQJmuQyKT

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

4.Dusan VlahovicSulmuesi më i mirë.

🏆 Il MIGLIOR ATTACCANTE #SerieATIM 💎 23/24 è: Dušan Vlahović! 👨‍🏫@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/Gr8XDE6mNz

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

5. Joshua ZirkzeeLojtari më i mirë U23./Telegrafi/

🏆 Il MIGLIOR UNDER 23 #SerieATIM 💎 23/24 è: 𝐉𝐎𝐒𝐇𝐔𝐀 𝐙𝐈𝐑𝐊𝐙𝐄𝐄! 🌟@EASPORTSFC @easportsfcit pic.twitter.com/xOAOql5f8z

— Lega Serie A (@SerieA) May 24, 2024

Read Entire Article