Shkëlzen Berisha i nervozuar nga dalja e Packouz: S’kam lidhje me Gërdecin, gënjeshtra !

1 month ago 10
Reklamë

Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar në një postim në rrjetin social Facebook ndaj atyre qe ai i cileson “shpifje të medieve të Ramës”.

Në postimin e tij, Shkëlzen Berisha thekson se: “Nuk kam patur asnjëherë asnjë kontakt, takim apo njohje mes meje dhe Diverolit, siç pretendojnë shpifësit me pagesë dhe gavetat mediatike të Ramës që, përpiqen t’i shërbejnë opinionit si pjatë të re, një gjellë të prishur prej 16 vjetësh”.

Postimi i plotë i Shkëlzen Berishës

Në respekt të opinionit publik më duhet të hedh poshtë për të disatën herë, një shpifje që risillet sa herë, kryehajduti i rilindjes kapet me presh në dorë në vjedhjen e radhës! E përsëris që, në asnjë rast nuk ka patur as takim, as kontakt dhe as njohje, mes meje dhe Diverolit, siç pretendojnë shpifësit me pagesë dhe gavetat mediatike të Ramës që, përpiqen t’i shërbejnë opinionit si pjatë të re, një gjellë të prishur prej 16 vjetësh!

Kësaj here u përpoqën të sillnin si provë për gjoja përfshirjen time në një histori mashtrimi podcastin e David Packouz i dënuar për mashtrim nga drejtësia e SHBA!

Personi në fjalë në podcastin e tij nuk pretendon për asnjë moment se është takuar me mua apo se ka qenë dëshmitar i ndonjë takimi mes meje dhe Efraim Diverolit, por citon si të vetmin burim se çfarë ka i thënë vetë Diveroli para 16 vjetësh!

Nderkohe vete Diveroli (pra burimi i Packouz), para gjykates amerikane dhe nen betim ka pranuar jo vetem qe nuk me ka takuar kurre por qe ka genjyer qellimisht per te marre mbeshtjetje dhe vemendje per biznesin e tij nga diplomate te vendit te tij ne Tirane!

Per analogji eshte njelloj sikur gavetat e Rames t’ju sjellin si fakt deklaratat e Veliajt se Griseldes ja moren vertete femijen e palindur sepse keshtu i tha Rames, ndonese kjo e fundit para drejtesise ka pranuar qe ka shpikur e mashtruar!

Bashkangjitur deklaraten e Diverolit (origjinal dhe te perkthyer ne shqip) ne gjyq ku pranon publikisht se ka genjyer dhe se nuk me ka takuar kurre!

Read Entire Article