“Shkëndija” mes Xavi-t e titullarëve, shkak komentet e tij për lojën

8 months ago 9
Reklamë
18:39 17/01/2024

Trajneri Xavi Hernandez po kalon një moment të vështirë te Barcelona, ndërsa po përpiqet që të ruajë besimin e shumë titullarëve. Blaugranat janë të katërtit në renditjen e La Liga, me 8 pikë më pak se sa Girona. Ndërkohë që Real Madridi u dha një goditje të fortë në finalen e Superkupës së Spanjës, duke i mundur 4-1.

Disa prej yjeve të skuadrës po e hunbasin besimin te tekniku, për më tepër që ndihen të mërzitur sepse ai tha se po hasin vështirësi në përshtatjen me stilin e lojës së Barçës, raporton ESPN.

Disa mendojnë se Xavi është treguar i ashpër me një pjesë të ekipit, por ky opinion nuk është mbizotërues te të gjithë. Në sezonin e shkuar, Barcelona fitoi La Liga-n, por këtë vit futbollistik ka pasur probleme me respektimin e rregullave të Fair Play-t Financiar si edhe me regjistrimin e blerjeve të reja.

Për më tepër që sfidat në shtëpi i luajnë në stadiumin olimpik të Barcelonës, pasi “Kamp Nou” po i nënshtrohet një rinovimi me vlerë 1.3 miliardë euro, e kjo ka bërë që të ketë rënie të audiencës në impiant.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article